Ambasadori i caktuar i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u prit në takimin me Grupin PAAC nga Nju Jorku në Vanderbild One në New York City.
Ky është takimi i parë me liderët e komunitetit, nga ambasadori i caktuar.
Në kuadër të takimeve me liderët e komunitetit shqiptar në SHBA , ambasadori i sapoemëruar amerikan në Kosovë Jeff Hovenier së bashku me zyrtaren e Departamentit të Shtetit në Washington Wendy Rejan patën takim konsultues me liderë të Kongresit Panshqiptar Amerikan (PAAC).
Me grupin e përfaqësuesve të Kongresit Panshqiptar Amerikan Ambasadori u takua në Vanderbild One në qendër të New York City. Të pranishëm ishin: Uk Lushi, Bleron Baraliu, Richard Lukaj, Dr. Eglantina Kica, Dr. Suljeman Çelaj, Ruzhdi Gjokaj dhe Musa Dakaj.
Pas bisedës së hapur dhe produktive të dy palët u pajtuan të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin për forcimin e lidhjes Kosovë-SHBA.
I ardhur nga një karrierë e gjatë në shërbimin e jashtëm në rajonin e Ballkanit, zoti Hovenier, i emëruar nga Presidenti Biden dhe i miratuar nga Senati, do t'i dorëzojë letrat kredenciale presidentes së Kosovës Osmani muajin e ardhshëm.
Në të gjitha takimet në New York, Ambasadori Hovenier me veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, lider dhe përfaqësues të disa organizatave shqiptare, u trajtuan tema shqetësuese për Kosovën dhe popullin shqiptar.
Ambasadori i caktuar Hovenier në të gjitha takimet e New Yorkut më parë se të marrë letrat kredenciale javën e ardhshme në Kosovë, ka qenë i shoqëruar nga Wendy Rejan, Zyrtare e Desk-ut për Kosovën nga Departamenti i Shtetit Amerikan.