Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ka kremtuar 20 Vjetorin e themelimit të saj në Qendrën Kulturore Shqiptare Illyria në Bronx - New York.
" Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, është shtëpia e shkrimtarëve, ku vlerësohet fjala e tij e bukur, e ngrohtë, me një art tepër origjinal të rrëfimit".
Me ketë rast në hollin e kësaj qendre u organizua dhe një Panair i thjesht i librit "New York 2021".
Këtë event ndoqën më shumë se 300 artëdashës, lexues të librit, veprimtar e shkrimtar, gazetar, student nga shkollat amerikane, si dhe antarë të kryesisë së kësaj shoqate, përfshirë shkrimtarët e poetët nga Amerika, Kanadaja, Shqipëria, Italia dhe Meksika.
Gjithashtu, pjesë e këtij kremtimi festiv ishin edhe shkrimtarët Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, shkrimtari dhe poeti Gjek Marinaj, themelues dhe President Nderi i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane.
Mes pjesëmarrësve ishte edhe perfaqesuesi diplomatik i shtetit të Kosovës - Konsulli i Pergjithshem Ambasadori Frymëzim Isufaj, këshilltari Mark Gjonaj, Kryetari i Vatres Elmi Berisha, N/kryetari Dr. Pashko Camaj,Prof.Dr - Skender Kodra - Kryetar i Akademisë Shqiptaro Amerikane e Shkencave, zoti Bujar Gjoka, kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, së bashku me anëtar të kryesisë, si dhe producenti i njohur i kinematografise shqiptare Bujar Alimani.
Shoqata e Shkrimtarve Shqiptaro Amerikane kremtimin e 20 vjetorit e hapi me himnim kombëtar, të SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga Valbona Peraj dhe Kreshnik Zhabjaku
Ndërsa, me një minutë heshtje, u respektuan të gjithë ata shkrimtar dhe poet që kanë kaluar në amëshim gjatë këtyre dy dekadave, ish anëtar të nderuar të kësaj shoqate.
Programin festiv në 20 Vjetorin e Shoqatës së Shkrimtarve Shqiptaro Amerikane, e moderojë Kryetari i kësaj shoqate, poeti dhe shkrimtari Mëhill Velaj.
Fjala kryesore e shënimit të 20 vjetorit u mbajt nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarve Shqiptaro Amerikanë, shkrimtari e poeti Preshevar, Adnan Mehmeti.
Enkeleda Çelaj - Mundija, e bija e të ndjerit poetit Luigj Çekaj recitoi në kujtim të tij një poezi të poetit Luigj Çekaj.
Përshëndeti, festën jubilare të shkrimtarve shqiptar në Amerikë, dhe shkrimtari i njohur Visar Zhiti - Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarve Shqiptaro Amerikane, si dhe Presidenti i Nderit Gjek Marinaj.
Më pas me nga një recital erdhën në këtë festë jubilare, për të përshëndetur 20 vjetorin e shkrimtarve shqiptaro amerikan, aktorët e njohur të skenës shqiptare, në Kosovë dhe SHBA, Halil Tetaj, Shaban Lajçi dhe Avni Abazi.
Studentaja Ilva Xhaferri erdhi për të përshëndetur këtë festë të Shkrimtarve shqiptar në Amerikë,
Ajo mbasi i pergezoj dhe falenderoj te gjithe shkrimtaret shqipetare ne salle dhe kudo ndodhen, tha se eshte inspiruese se si keta njerez, edhe kaq larg atdheut te tyre, te rinje e te reja, student dhe profesionista, madje disa prej tyre edhe ne kete mosh - por me modestin, guximin dhe pasionin e tyre, arrijne te shkruajne dhe krijojne vepra madheshtore tha ajo.
"Ne kete menyre ata i tregojne dhe paraqesin letersise stilin e tyre unik. Pikerisht, puna e tyre e palodhur tregon se dhe Shqiptaret kane vlera dhe kan identitetin e tyre artistik, qe i perfaqeson kudo ne bote. “
Por, per studeten shqiptare kishte edhe nje falenderim dhe vleresim te vecante qe ajo beri per shkrimtarin Petraq Pali, nje nder themeluesit e kesaj shoqate, në ate qe si tha ajo si nje lexuese e rregullt e librave te tij , dhe, qe gjithmone mundohet te gjej kohen qe ne nje pjes te dites ta kete ne duart librin e tij.
“Pikerisht, sepse e di qe ne ato vargje do te mesoj gjera te reja, do te marr mesazhe te vlefshme per jeten dhe mbi te gjitha do te perjetoj emocione te bukura. Andaj dua t’u falenderoj dhe njeher te gjitheve dhe sidomos organizatoret dhe profesor: Skender Kodra, Gjek Marinaj, Adnan Mehmetaj, Mehill Velaj, Astrit Tota dhe tregmitarin Ramiz Gjini," tha ajo duke u shprehur se eshte duke e rritur shpresen e saj :
" Padyshim presim libra te rinj prej jush.Andaj uroj te gjitheve gezuar festat dhe qoft ky nje vit me i mire per te gjithe ne!" perfundoje Ilva Xhaferri - studente nga New York.
Më pas me nga një kumtes përshëndetën festën e njerezve te letrave shqip, edhe shkrimtari nga Bostoni nolian, Thanas Gjika, dhe shkrimtari nga Kanadaja Shani Pnishi.
Ndërkohë, e përshëndetën festën jubilare edhe simotra e tyre në Kosovë, Lidhja e Shkrimtarve të Kosovës Kryesia dhe Kryetari Prof, dr, Shyqri Galica, si dhe Kancelari i Kishës Ortodokse shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, At Artur Liolin.
Këshilltari Mark Gjonaj, - Kryetar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, përshëndeti festën e krijuesve shqiptar dhe nderojë ata me një Çertifikat Mirënjohje, në emër të Këshillt të Bashkisë së New Yorkut.
Po ashtu Shoqatën e Shkrimtarve Shqiptaro Amerikane, e nderoje edhe Bujar Gjoka Kryetari i Shoqatës "Bijt e Shqipes" në Philadelphia, i cili u dhuroje krijuesve shqiptarë në Amerikë e Kanada, një Pllakat "Mirënjohje".
Kreshnik Zhabjaku baritonë dhe soprano Fiorela Miria, zgjodhën ta përshëndesin këtë festë me dy interpretime të shkëlqyera të muzikës klasike.
Po ashtu programin artistik e pasurojë me interpretimin e saj këngëtarja Valbona Peraj.
Në fund, Shoqata e Shkrimtarve Shqiptaro Amerikanë bëri dhe pranimet e reja me Anëtarët e rinjë :
Ibadete Humolli Teta
Monda Hamitaj
Prend Ndoja
Engjell Zerdelia
Hamide Shabani
Fjorela Forde
Merita Prenga
Arjana Fetahu Gaba
Elida Rusta
Hamit Alaj
Në 20 vjetorin e saj Shoqata e Shkrimtarve Shqiptaro Amerikanë ndau edhe çmimet :
Çmimi - "Faik Konica" Sevdai Kastrati
Çmimi - "Fan Noli" Julia Gjika
Çmimi - "Peter Prifti" Shaqir Salihu
Çmimi - "Isuf Luzaj" Kozeta Zylo
Çmimi - "Arshi Pipa" Arjeta Ferlushkaj
Çmimi - "Rozi Theohari" Ermira Mitre
Çmimi - "Agron Fico" Bexhet Asani
Çmimi - "Bilal Xhaferri " Namik Selmani
Çmimi - "Sami Repishti" Luz Thaqi
Çmimi - "Prenk Gruda" Sabije Veseli
Çmimi - "Luigj Çekaj" Bora Balaj
Çmimi - "Sotir Andoni" Petraq Risto
Çmimi - " Seladin Velaj" Gjeto Turmalaj
Çmimi - "Valter Lazeri" Eleonora Gjoka
Presidenti i Shoqatës së shkrimtarve Shqiptar Amerikan poeti e shkrimtari preshevar, që jeton e krijon në SHBA, Adnan Mehmeti, ndau një falemiderim të veçantë për donatorët:
Harry Bajraktari
Driton Mustafa
Mehill Gjuraj
Pal Dushi
Nol Velaj
Nou Thaqi
Ramiz Kukaj