Një ngjarje rrugore i ka marrë jetën një shqiptari në Amerikë.
Bëhet fjalë për Kreshnik Kajtazaj, 26-vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka humbur jetën sot rreth orës 12:15 (me orën lokale), në Morris Park Avenue.
Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer 26-vjeçar me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer mashkull 24-vjeçar me lëndime të rënda në kraharor.
Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.
Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti mori para një shtyllë.