Në skenën (pa) teatër, na vjen lajmi nga Evropa me skenarët e vjetër...! Një vend i BE-së, Danimarka kërkon me qira qelitë e Kosovës..(sic!).
Në aktin e parë: Teatri (pa) skenë dhe publiku në shesh, dëgjon se si tiret jeta shqiptare në zhurmën e qelive...! Për njëqind vjet,qelitë me ngjyrën e gjakut të shqiptarëve përmes torturave deri në vdekje nga regjimi vrastar i Serbisë...!
Më del skena e përgjakur e vdekjes së Mësuesit të Flamurit, Fazli Greiçevci (Sankovc, Drenicë).
Akti i dytë: Akti i jetës në qelitë e përgjakura po i kërkon me qira një vend i BE-së Danimarka në Kosovë...! Merrni qelitë tona, mike e Evropës,por mos harroni se na kanë mbetur edhe disa qeli tjera të jetës...! Mbase e dini, na hiqni qafesh, zyrtarizimin e ndarjes një herë e përgjithmonë me Serbisë, tashti përmes njohjes së aktit të shtetbërjes së Kosovës dhe sovrane...!
Vende të BE-së qelitë merrni me qira, por mos harroni të afroni projektin e investimeve në ekonominë e Kosovës, ndonëse e dini se kemi resurse të pasura njerëzore (populli më i ri në Evropë) dhe ato tokësore të bollshme për kahet e zhvillimit...Na hiqni (pa) hua varfërinë dhe të marrim udhën e mbarë në shekullin e ri për shqiptarët...!
Akti i fundit dhe (mbyllja e përdes) në sheshin Prishtina: Merrni me qira qelitë tona, kanë aromë gjaku të vdekjes shqiptare në Kosovë...! Huanë na ktheni, kur e hapni udhën që të nisemi për në Evropën e bashkuar (BE) si anëtare të popujve të lirë dhe me tiparet tona kombëtare!
Evropë, merrni me qira qelitë tona, na jepni hisen tonë evropiane...!