Policja me prejardhje shqiptare Vera Mekuli, e cila punon në New York i ka bërë një Twerk kolegut të saj togerit Nick McGarry.
Kjo ka ndodhur gjatë një feste më 15 dhjetor. Disa ditë pas kësaj 26 vjeçarja i ka kërkuar falje gruas së kolegut.
Ajo tha se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë.
Mekuli theksoi se nuk ka dalur në punë dhe se ka punuar nga shtëpia, raporton TMZ.
Policja shtoi se kolegët e saj policë në stacion kanë qenë mjaft të kuptueshëm, duke e lejuar atë të punojë nga shtëpia.
“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”.
Kërcimi ndodhi javën e kaluar në një bar.
Policja i kishte vetëm katër muaj që punonte në Kombinatin 44 para ngjarjes.
Ajo thotë se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar.
Vera Mekuli tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos.
As Vera dhe as kolegu i saj nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.
NYPD lieutenant placed on transit duty after his rookie underling cop gives him a lap dance at a holiday party pic.twitter.com/tHSmoVtBZ9
— 🥀_Imposter_🕸️ (@Imposter_Edits) December 20, 2021