Kandidati republikan për guvernator në New York, Rob Astorino, bëri një ndalesë të fushatës në kontenë Eestchester të martën, duke u takuar me pjestar të komunitetit shqiptar, lider, biznesmen dhe veprimtar të njohur në lokalin e njohur në “Ciao! Restaurant” 5 John R Albanese Pl, Eastchester,NY.
Në këtë takim tipik elektoral të organizuar nga Nick Markola, dhe Valentina Gojçaj morën pjesë edhe ish-këshilltari Mark Gjonaj, biznesmenet Mhill Gjurraj, Martin Shkreli, filantropisti, Richard Lukaj,Martin Gojçaj, Aleks Mrnaçaj,Ilir Fundo, Uk Lushi, Louis GjelajRick Elezi, Martin Gojcaj, Kathy Curanaj, John Parubi, Tony Gjokaj. dhe të tejer.
Nick Markola, i cili është investitor në kompanitë e teknologjisë së lartë në New York. I diplomuar për finnancë është një ndër shqiptarët më të sukseshëm në Amerikë, në sektorin financiar, deklaroi se ky Ishte një takim shumë produktive për një grup të përzgjedhur profesionistësh dhe pronarësh biznesi shqiptarë të takonin Rob Astorino, një nga pretendentët kryesorë republikanë për guvernator të Nju Jorkut.
Markola i cili ka realizuar investime me përvojë dhe hulumtime profesionale. Gjithashtu ka qenë partner në shumë sipërmarrje dhe investitor i kapitalit sipërmarrës të përqendruar në fushat e fintech / blockchain, në zonat e kufirit, konsumatorit, kujdesit shëndetësor dhe ndërmarrjes, tha se “Ekonomija dhe klima e biznesit në Nju Jork, është shumë sfiduese dhe duket se po bëhet më e vështirë. Zgjedhjet e ardhshme për Guvernator do të jenë shumë të rëndësishme pasi do të vendosin drejtimin e shtetit për 4 vitet e ardhshme e më tej”.
Ai tha se si banorë të Nju Jorkut, si profesionistë dhe si siperëmares, është shumë e rëndësishme për ne të bisedojmë me kandidatët, të dëgjojmë vizionin e tyre, të kuptojmë idetë e tyre se si ta bëjmë shtetin më të mirë, përpara se të vendosim cilin kandidat të mbështesim.
Duke four për kandidatin republikan të New Yorkut, ai u shpreh se Rob Astorino është person i njohur për shumë shqiptarë dhe është një mik shumë i mirë pasi ka bërë shumë për shqiptarët.
“Ne bëmë pyetje të vështira dhe mësuam shumë rreth vizionit dhe drejtimit të tij për Nju Jorkun. Ishte një takim shumë i rëndesishem dhe produktive dhe nëse ai fiton, të gjithë shqiptarët do të kenë një mik të mirë në guvernatorin e ardhshëm”.
Meqense se fushatat sapo kan fiilluar Markola na tha se : “Shpresojmë të takohemi edhe me kandidatë të tjerë kryesorë për guvernator për të dëgjuar vizionin e tyre dhe për të ftuar të gjithë shqiptarët të përfshihen në proceset politike, të votojnë dhe mbështesin kandidatin që është më i miri për Nju Jorkun dhe për ne si bashkëkombas”.
Siç e dihet, zgjedhjet paraprake në New York sapo kan filluar, ndërkohë shqiptarët si gjithmonë janë të dyzuar si në rang partiak por edhe atë brenda partive në zgjedhjet fillimore, për të ndihmuar çdo kandidat.
Uk Lushi, i cili është i registruar si i Pavarur, tha se pavarësisht se për kë do të votojmë, ne shqiptaret por kontributet tona në fushat janë për çdo kandidatë që pretendon në fitoren, në partinë republikane apo demokrate në New York.
Ai tha “ se për shqiptarët ka ardhur koha, që në çfardo lloj fushate për këdo kandidat duhet “kushtëzuar”. Pra, duhet kërkuar diçka, jo vetëm të japim kontribute por edhe të kërkojmë se çfarë presim ne shqiptarët. Kështu veprojnë të gjitha komunitetet, dhe ne nuk jemi të vetmit.”
Lushi me këtë rast permendi Kongresmenin Lee Zeldin, i cili ka qënë dekadën e fundit zëri dhe avokatura e çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan.:
“Ai së bashku me ish Kongresmenin Eliot Engel, tre vjet më parë ka sponzorizuar Rezolutën për vëllezërit Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë,” theksojë Uk Lushi
Më pas folën pjesmarrës të tjer të cilë thanë se kandidati republikan për guvernator Rob Astorino është person i njohur për shumë shqiptarë dhe është një mik shumë i mirë pasi ka bërë shumë për shqiptarët, sidomos kur ishte për 8 vjet Prefekti i kontes së Westchester NY.
Ai ka qenë prefekti i Westchesterit, në zonën veriore të Nju Jorkut, e cila siç dihet ka caktuar një ditë që i bie e diela e parë e muajit Maj - si ditë përkujtimore dedikuar "Ditës se lirisë shqiptare - Nik Mrnaçaj.”
Rob Astorino, ish Prefekt i Qarkut Westchester, duke folur për atë ditë, ka thënë se ajo është, një ditë e veçantë që për çdo vjet, që të mblidhen e të kujtojmë Nick Mrnaçaj, dhe me atë rast të kujtojnë edhe të gjithë ata që kan dhënë jetën duke luftuar për lirinë dhe demokracinë.
“Ky është një moment që shpërndan një mesazh për të gjithë ne, me një akt që na tregon se si fitohet dhe sa duhet bërë dhe sa duhet luftuar që të jemi të lirë. Ky është një mesazh i jashtëzakonëshëm i një individi - siç ishte ai i Nick Mërnaçaj, i cili ka bërë sakrificën më sublime për liri e demokraci, duke luftuar komunizmin edhe prej këtu nga SHBA. Akti i tij si anti komunist, natyrisht, që është një inspirim për të gjithë sot , një akti sublim për të gjithë ata që besojnë, se liria nuk ka të “paguar”, është shprehur Rob Astorino, Prefekt i Qarkut Westchester.
Astorino është një nga dy republikanët potencial që ka shpallur një kandidim për guvernator të New Yorkut.
“Jam i kënaqur me përpjekjet tona fillestare për mbledhjen e fondeve, veçanërisht pasi filluam vetëm 8 javë më parë. Ne kemi mbështetje të fortë nga baza në çdo rajon të këtij shteti dhe ajo që dëgjoj më shumë nga ata që kanë investuar në fushatën tonë është se ata besojnë se unë jam shansi më i mirë për të fituar nëntorin e ardhshëm dhe se unë do ta transformoj Nju Jorkun, dhe do të e kthej përsëri rrugën drejt prosperitetit dhe sigurisë. Ndoshta më e rëndësishmja, në ata që besojnë në mua dhe kjo është më se e vërtet”, tha Astorino, duke shtuar : "Ne sapo kemi filluar."