Ditë më parë, Dritan Abazo(viq), nënkryetar i qeverisë së Malit të Zi e pati uruar për ditën e shetësisë shtetin e Serbisë dhe presidentin Aleksandër Vuçiq. Urimin e udhëhqësit (sh)qiptar në qeverinë e Malit të Zi, mjetet e informimit në Beograd i dhanë vend të veçantë dhe ishte kryelajm në lajmet e ditës.
Dritan Abazo(viq), zyrtari i dytë në kabinetin qeveritar të Malit të Zi dhe si përfaqësues i partisë së pakicës shqiptare(ORA), nuk e ka uruar ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, kur dihet se ky vend fqinj e ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.
Pse Dritan Abazo(viq) e uroi Serbinë për ditën e shtetësisë, ndërsa për ditën e pavarësisë së Kosovës, nuk mori leje nga kabineti qeveritar me platformë pro-Serbisë, apo nuk e pati guximin për shkak të "karierës politike" (sic!) që të urojë festën e shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2022.
Në të vërtetë, ky është Dritan Abazo(viq), që sipas Akad. Mehmet Kraja në Prishtinë, nuk i përfaqëson dhe me zemër e shpirt nuk është shqiptar në hapësirën etnike në Mal të Zi.
Dritan Abazo(viq) nuk e pati guximin dhe nuk i dhanë leje kabineti pro-serb në Podgoricë, që të urojë ditën e pavarësisë së Kosovës...!