Në kohën e luftës në Kosovë(1998-1999), ish-kryeministri në ekzil Bujar Bukoshi me “kabinetin e tij” ishte duke udhëtuar herë në një vend dhe herë në vendin tjetër të Evropës.
Diaspora shqiptare nëpër botë (Amerikë) për luftën e Kosovës akordoi miliona dollarë dhe valuta tjera për të ndihmuar luftën e djelmenisë së UÇK-së për lirinë e Kosovës.
Në një intervistë, Bujar Bukoshi pati thënë se pas luftës tërë të dhënat e ndihmave “Vendlindja Thërret” do të afrojë llogoridhënie për qeverinë e parë në Prishtinë.
Bujar Bukoshi pas luftës, kuletën e tij dhe të ndihmave të diasporës e fshehu pas derës së shtëpisë së tij në Prishtinë (sic!).
Sot, qeveria e Albin Kurtit miraton Ligjin për Fondin për ndihma materiale për ushtrinë e Kosovës, ndërsa me mjetet milionëshe që i mbetën në kuletën e tij, Bujar Bukoshi, hapi biznese në Kosovë dhe Shqipëri (...) pa dhënë llogari për mjetet milionëshe të diasporës shqiptare për lirinë e Kosovës!
Në dritën e kohës, qeveria dhe institucionet shtetërore të hetojnë ish kryeministrin në (ekzil) Bujar Bukoshi dhe kabinetin e tij, me ish-ministrin e financave Isa Mustafa, lidhur me mjetet e diasporës “Vendlindja Thërret”!
Po të ishin dorëzuar mjetet e ndihmave nga diaspora shqiptare, sot do të kishim mundësinë të funizojmë me armë të nevojshme sipas ligjistikës luftarake ushtrinë e Kosovës(!).
Bujar Bukoshi, ktheni mjetet milionëshe që mbetën në kuletën tuaj, sespe i duhen shtetit dhe ushtrisë së Kosovës...!
Duhet të nisë hetimi ndaj ish-kryeministirt Bujar Bukoshi dhe kabinetit të tij për mjetet e akorduara të diasporës shqiptare nëpër botë (Amerikë) për luftën për liri të Kosovës!