Dy shqiptarë janë kthyer në heronj në SHBA pasi mbrojtën një grua që po grabitej.
38-vjeçari i quajtur Louie Suljovic dhe babai i tij Qazim Suljovic, 68-vjeç, po luftojnë për jetën në spital pasi u plagosën me thikë mbrëmjen e të shtunës.
Sipas NYPost, ata janë shqiptarë të Malit të Zi. Ngjarja ka ndodhur në picerinë e tyre në Queens, New York pasi ata ndërhynë për të ndihmuar një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve.
Por babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin që mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga një prej grabitësve.
Policia i ka arrestuar dy personat që sulmuan gruan për ta grabitur.