(Bota Sot: 6 Prill 2022): Kur doja të bëja një portret të shkurtër të studentit të degës së stomatologjisë me origjinë nga Bujanoci dhe të arritjeve më shkoi në mendje një medim i vyer që kërkon të tregojë rëndësinë e diturisë në jetën e një njeriu apo dhe të mbarë shoqërisë.
“Rrënjët e diturisë janë mjaft të thella, po janë shumë të ëmbla frytet e saj".
Gent Memeti është student në vitin e dytë, në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë në Medëast në Glandel të Arizonës. Këto ditë ai merr pjesë në Organizatën e Stomatologëve Amerikanë ADAS në Capitol Hill në Washington.
Gent Memeti ecën në traditën profesionale të familjes së tij dhe me punën e tij, me zellin e studimeve të tij, kërkon që të dërgojë më lart këtë traditë.
Babai i tij, Adem Memeti, ka kryer stomatologjine në Timishuara te Rumanisë. Nëna e tij Evgjenije Daci Memeti, kur ka qenë studente e mjeksisë në Universitetin e Prishtinës, bashkë me babain e Gentit, emigruan në Amerikë. Me dashuri sakrificë po dhe me krenari prindërore, shkollojnë fëmijët në universitetet më të njohur amerikane. Edhe motra e Gentit, Eniana, vazhdon punën në degën e Stomatologjisë në Hjuston te Texasit.
Gent Memeti këto ditë ka qenë i zgjedhuri i universitetit që përfaqësoi me dinjitet aftësitë profesionale në kryeqytetin amerikan. Urojmë që mjeku i ardhshëm të kontribuojë edhe për vendlindjen e tij.
Jam i sigurt se në gëzimin e tij e të familjes së tij, i bashkohet edhe mbarë komuniteti I mjekëve të Luginës që shohin tek ai modelin e një studenti të pasionuar pas profesionit të tij human.