Presidenti Biden me emrimin e ri ngjall shqetësime të « konfliktit të interesit » për marrëdhëniet sekretares së re Jeane Pierre me Suzanne Malveaux të CNN.
WASHINGTON DC. - Zgjedhja e presidentit Biden për sekretaren e tij të re të shtypit tashmë, po akuzohet për « përhapjen » e konflikteve shqetësuese të interesit në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të marrëdhënies së sekretares së re me reporteren e yllit të CNN, Suzanne Malveaux, kështu të paktën thotë sot shtypi amerikan .
Karine Jean-Pierre – e cila dotë të marrë podiumin e zëdhënses së Presidentit Biden javën që vjen (të Premten 13 Maj), do të jetë edhe personi i parë me ngjyrë dhe homoseksual i parë, që do të mbajë postin kyç të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, thanë televizionet amerikane.
Zëdhënsja e re e shtypit e Presidentit Biden Karine Jean-Pierre – e cila ka lindur në Haiti, në moshën pesë vjeçare erdhi në SHBA, dhe u vendos me familjen e saj në Washington D.C.
Sekretarja e re shtypit në Shtëpinë e Bardhë ka "përvojën dekadashe" tha në dekleratën e saj Paski.
Duke vazhduar : « Jean-Pierre, ka punuar në Uashington, për fushatat Obama-Biden dhe gjithashtu si këshilltar për një kohë të gjatë për Presidentin Biden. »
Prezantimi i saj sot në konferencën e fundit të saj nga Shtëpia e Bardhë, nga Jen Psaki u pasua me disa monente mjaft emocionuese .
Mbasi Jen Psaki, e cila po largohet nga Shtëpia e Bardhë - uroi zëvendësuesen e ardhshëme Karine Jean-Pierre, në konferencën për shtyp të fundit tê saj , mbasi ajo do të largohet për « arsye » personale, shkruan shtypi amerikan ajo tregojë edhe një kujtim të saj.
Ajo tregoi kështu një nga bisedat e para që pati me Jeanne-Pierre, në të cilën ato vendosën së bashku se donin të kishin një vend pune në një « pozicion të lartë » në DC,si, "pa drama" dhe "duke rindërtuar besimin me publikun".
Po ashtu Paski, tha se : Siç e dini të gjithë, ajo do të jetë gruaja e parë me ngjyrë, personi i parë LGBTQ - që do të shërbejë në këtë rol, gjë që është e mahnitshme sepse përfaqësimi ka rëndësi," tha ajo .
Duke konkluduar në dekleratën e saj për zëvendsuesen e re, Psaki - tha se : "Ajo do t'u japë një zë kaq shumë njerëzve dhe do t'u tregojë kaq shumë atyre se çfarë është « e vërtet dhe e mundur » - kur punoni shumë dhe ëndërroni shumë, dhe kjo ka rëndësi shumë."
Jean-Pierre, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Haiti si fëmijë, do të jetë personi i parë me ngjyrë, e para homoseksuale , që do të zërë postin e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa, zgjedhja e saj e cila nga shtypi amerikan u quajt novatore nga Presidenti Biden, u festua gjerësisht, u tha se ajo gjithashtu la disa pikëpyetje për paanshmërinë e çiftit Jean - Pierre dhe partneres së saj - ylli i gazetarisë së CNN-it, Suzanne Malveaux, veçanërisht duke pasur parasysh skandalet e tyre në CNN.
Me mjaft kritika është pritur zgjedhja e sekretares së re të Presidentit Biden, nga krahu i djthatë, ai konservator Republikan.
"Ky është një nga shembujt e shumtë atë të mediave të korporatave të majta që mbulojn qeverinë amerikane, totalisht sot ," shkroi në Twitter Alex Marlow, kryeredaktor i gazetës së krahut të djathtë Breitbart.
Ai tha se kishte ngritur tashmë shqetësime për marrëdhënien e çiftit Jean - Pierre dhe partneres së saj - yllit i gazetarisë së CNN-it, Suzanne Malveaux në librin e tij, të sapo botuar : “Breaking the News: Exposuring the Establishment Media’s Hidden Deals and Secret Corruption”, vuri në dukje ai.