Komuniteti shqiptaro-amerikan e organizon sot një aktivitet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili ndodhet për një vizitë një javore në SHBA.
Ky është takimi i parë i tij tha Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z.Nazar Mehmeti i cili ka konfirmuar mbështetjen dhe gatishmërinë e tij të plotë për të marrë pjesë në tubimin me kryeministrin Kurti me bizneset shqiptare dhe amerikane në Teksas takimin : “Pse të investohet në Kosovë?”, ku i pranishëm është edhe Kurti
Mikëpritës i këtij takimi simbas burimeve tona nga Teksasi është Këshilli për Çështjet Botërore në Dallas “Fort Worth” në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan të cilët do të presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aktiviteti i quajtur “Pse të investohet në Kosovë?” do të zhvillohet në Westin Galleria, duke filluar nga ora 17:30.
Po ashtu simbas organizatorit të këtij aktiviteti thuhet se : « Do të diskutohet fuqia e këtij shteti ballkanas dhe rritja ekonomike e përjetuar që nga pavarësia e tij në vitin 2008, së bashku me sigurinë energjetike, mundësitë e biznesit dhe partneritetet”.