Është ndarë sot nga jeta ish- kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Bucaj.
Dr. Bucaj i kushtoi jetën e tij çështjes kombëtare shqiptare, në luftë të pandalshme me komunizmin enverian si dhe nuk pushoi së punuari për të mbrojtur institucionin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, ashtu siç e kishin lënë korifenjtë e saj.
Jeta, puna, sakrificat e Dr. Gjon Bucajt do të mbeten në historinë e kombit shqiptar në vitet që vijnë dhe do të jetë rrugë frymëzimi për brezat e ardhshme të atyreve shqiptarëve që vërtet duan zhvillimin, demokratizimin dhe lirinë e kombit shqiptar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij heroi të kombit shqiptar. Në përjetësi Dr. Gjon Bucaj.