Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Ambasadori Astrit Zemaj ka marrë pjesë në ceremoninë festive për nder të Ditës së Pavarsisë së SHBA-ve.
Zemaj bëri të ditur se këtë ftesë e mori nga tri Misionet e SHBA-ve në Bruksel, veçmas Ambasadorës së SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kënaqësi e veçantë që me ftesë të tri Misioneve të SHBA-ve në Bruksel, veçmas Ambasadorës së SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, të jem pjesmarrës në ceremoninë festive për nder të Ditës së Pavarsisë së SHBA-ve.
Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë mes vendeve tona 🇽🇰🇺🇲🇽🇰🇺🇲.