Një grup shqiptarësh në Nju Jork u solidarizuan me familjen Avdiu për humbjen e vajzës së tyre 7 vjeçare në plazhin e Potamit me 2 gusht pasi u përplas me skaf nga efektivi i policisë Arjan Tase.
Të mbledhur në një park të qytetit, ata kishin vendosur fotot e vogëlushes në një pemë së bashku me flamurin kombëtar, lule dhe qirinj.
Nano vijon inspektimet në jug, porosia për vartësit: Mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencën tuaj!
Qytetarët shqiptarë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të saj.
Ata apeluan institucionet të forcojnë masat e sigurisë në bregdet që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten më.
"Jemi shumë të indinjuar dhe të shqetësuar për njerëzit që kemi atje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Jemi organizuar një grup shqiptarët për ngjarjen e rëndë" u shpreh për Ora News Sajmir Zhana.
"Një lule, një qiri dhe një lutje më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Ju lutemi o shtet, o politikë mendoni më shumë për popullin e thjeshtë, fëmijët dhe të ardhmen" apeloi organizatori i protestës, Sami Mulaj.