NEW YORK: Të dielën e Meshës, në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Nju Jork, besimtarët katolik dhe komuniteti shqiptar përkujtuan 110 vjetorin e vrasjes së meshtarit fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaji (Lul Vuksani Gjurashaj).
I cili u tha se ishte i përkushtuar ndaj ruajtjes së vlerave kombëtare, dhe vdiq në vijën e luftës deri sa po ndihmonte të varfërit, të vrarët e të plagosurit në luftën e Shkodrës.
Me këtë rast u mbajt edhe një meshë dedikuar këtij martiri të fesë dhe kombit nga Fater Mirash Marinaj dhe Fater Viktor Delaj- ndersa foli me kete rast per jeten e vepres se Fatër Andre Gjekaj edhe famullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj.
Më pas meshës dhjetra besimtar dhe perfaqësues të komunitetit përfshirë edhe drejtues të disa shoqatave nga vend origjina , aktivist dhe shkrimtar u mblodhën në qendrën kulturore pranë kësaj kishe ku u mbajt një orë përkujtimore të cilën e drejtojë kryetari i shoqatës « Trieshi » Kol Cacaj.
Ora përkujtimore nisi me shfaqjen e filmit dokumentar « Martir i Kishës dhe Kombit » një filmi dokumentar i metrazhit të gjatë përgaditur nga TvBoin në Tuz në vitin 2021.
Në ndërkohë për jetën dhe veprën e meshtarit fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaj, folën Prof. Gjon Fran Ivezaj dhe ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjek Gjonlekaj , dhe përshëndetën mikëpritësi i kësaj përkujtimore meshtari Pjetër Popaj dhe Fra.Marash Marinaj dhe në emër të Federatës PanShqiptare Vatra, nënkryetari i saj Dr. Pashk Camaj.
Folësit thanë se Meshtari fraceskan Patër Luli – Andrea Gjekaji (Lul Vuksani - Gjurashaj), sipas tyre jo shumë i njohur për shqiptarët e trevave të tjera, përmendet akoma në këngët e rapsodëve të Malësisë së Madhe. Ai ra heroikisht në frontin e Shkodrës, gjatë luftës së vitit 1911, duke kryer detyrën e kapelanit ushtarak, duke bekuar e varrosur të vdekurit me të gjitha Sakramentet e krishtera. Ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, duke u kujtuar nga populli si martir.
Në fund të kësaj përkujtimore në emër të familjes së meshtarit fraceskan Patër Luli Andrea Gjekaji, alias Lul Vuksani - Gjurashaj nipi i tij Nikoll Gjurashaj me familjen, faleminderuan ngrohtësisht organizatorin e këtij eventi, folësit dhe pjesëmarrësit , ndërsa dhanë edhe një drek të bollshme pregatitur me ushqime e pije tradicionale për respekt të kësaj përkujtimore.