Ylli i spektaklit televiziv amerikan » 90 Day Fance » dhe shqiptari Florian Marku shkëmbeu betimet në dashurinë e kurorzuar me martesën gjatë dasmës së tyre të enjten në lokalin Saybrook Point Resort & Marina në Connecticut, konfirmojë ekskluzivisht revista prestigjoze « PEOPLE » .
"Ky është momenti që ne kemi pritur," thotë Silva, 48 vjeç, për PEOPLE. “Ne kemi qenë së bashku për tetë vjet dhe kemi kaluar shumë kohë së bashku, ndërsa dashuria jonë ka mbijetuar. Dhe ne jemi këtu ku jemi tani, thotë ajo duke shtuar se « E arritëm!. Që ti themi betimet tona para familjes dhe miqve, është diçka e mrekullueshme.”
Simbas « Peopel » Çifti, i cili fillimisht u njoh në Instagram, u martua për herë të parë në prill 2020 në një ceremoni të vogël ku ata të dy ishin vetëm dhe nëpunësja e tyre.
“Ishte shumë e veçantë dhe unike për ne të dy edhe pse ishte në një kohë ku të gjithë ishin në izolim( pandemia Covid-19). Ne kaluam pak kohë bashk se donim t'i bënim të gjithë të sigurt dhe t'i bënim gjërat në mënyrën e duhur. Ku ashtu si pjesa tjetër e botës dhe dashuria jonë « vendosi » se nuk mund të priste më", thotë Silva. “
«Nuk do ta harrojmë kurrë atë moment, sepse ishte shumë intim. Por ne gjithmonë kemi dashur një martesë të ëndrrave. » i ka rrëfyera Silva gazetares së Peopel.
Detajet e dasmës:
Çifti angazhoi për kurimin e dasmës së tyre planifikuesen e dasmave Danielle Rothweiler për të iu bashkuar atyre në dasmën e cila duket se ishte “moderne dhe elegante”.
Florian Marku dhe Stacey Silva
Ceremonia dhe pritja u zbukuruan me nuancat e të bardhës, rozës së zbehtë dhe të fildishtë me shumë dritë qirinjsh dhe kristale, shkruan Peopel.
“Stacey-t i pëlqente ideja e një atmosfere krejt të bardhë gjatë gjithë ditës, kështu që ne inkorporuam lule të mrekullueshme të bardha në ceremoni, një orë kokteji dhe më pas një pritje”, thotë Rothweiler.
« Ajo me të vërtetë donte që ajo të ndihej intime dhe e veçantë në mënyrë që ata të mund të ndajnë martesën e tyre, më në fund, me miqtë dhe familjen e tyre më të ngushtë. » ka thënë kuratorja e dasmës Rothweiler.
40 të ftuarit e çiftit darkuan në sallën e pritjeve në lokalin Saybrook Point Resort & Marina në Connecticut.
Torta ishte një e mbuluar me ngjyrën e kadife e kuqe dhe ishte me pesë nivele me mbushje krem dhe me çokollatë të bardhë dhe një fondant i bardhë me diamant imitim. “Ne zgjodhëm kadifenë e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë”, thotë Silva.
Nusja kishte veshur një fustan me porosi nga stilistja shqiptaro-amerikane Katerina Bocci.
« Fustanet e saj janë shumë të modës së lartë”, thotë Silva. “Ajo sapo bëri realitet veshjen time të ëndrrave. Është fustani më i bukur, më spektakolar që mund të kisha ëndërruar ndonjëherë. »
Tani, ndërsa çifti fillon të planifikojë muajin e tyre të mjaltit ka treguar Silva po përgatiten për- "diku në ndonjë vend tropikal dhe të bukur", megjithse ata ende po shijojnë të gjitha momentet e dashurisë nga dita e tyre e veçantë që ishte dasma.
“Ne jemi më të lumtur se kurrë”, shton ajo. "Kur ne thamë betimet tona, u ndjeva mirë."
U njohën në Instagram :
Stacey Silva personazhi i njohur i emisionit televiziv amerikan ’90 Day Fiancé’ dhe djali shqiptar Florian Sukaj janë martuar ditën e enjte në Connecticut.
Përpara se të bëheshin të njohur për publikun amerikan Silva dhe Sukaj janë njohur në Instagram. Më pas u bënë pjesë e reality show-t i cili ka në fokus çifte, ku një partner jeton jashtë Amerikës dhe tjetri është shtetas amerikan. Emisioni ndjek gjithë procesin e vizave K-1 e njohur ndryshe edhe si viza e të fejuarit.
Viza i mundëson të fejuarit nga një vend i huaj të udhëtojë në SHBA për të jetuar me bashkëshorten e tij/saj të ardhshme amerikane. Qëllimi i vizës K-1 është t’i sigurojë çiftit kohë për të bërë marrëveshje dhe për të kryer një ceremoni martese. Çdo çifti duhet të nënshkruajë dokumente që deklarojnë qëllimin e tyre për t’u martuar si pjesë e procesit të vizave. Nëse çifti nuk lidh martesë brenda 90 ditëve, përfituesi duhet të largohet nga vendi.
Çifti mund të përballet me barriera gjuhësore, tronditje kulturore, stigmë për t’u menduar si “nuse me porosi” dhe skepticizëm nga miqtë dhe familja.