Me rastin e 28 Nëntorit - 110 Vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar u mbajt edhe një Meshë kushtuar dëshmorëve të kombit, dhe u krye ngritja e Flamurit në kambanoren e Kishës Zoja e Shkodrës
HARTSDALE, NY: Një Meshë e Shenjët dhe ngritja e Flamurit tonë Kombëtar, u mbajtën me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, në Kishën Zoja e Shkodrës, në Hartsdale NY, nga Meshtari Dom Pjetër Popaj.
Mbas Meshës së Shenjët, dhjetra besimtarët dolën oborrin e kishës pranë shtatores së Gjergj Kastriotit Skenderbeu dhe shtatores së Nëna Terezes, aty ku dhe nisi ceremonia ngritjes së flamurit me këndimin e të dy hyneve : atë Kombëtar Shqiptarë dhe hymnit të SHBA-së, kënduar edhe nga vet meshtari i kësaj kishe Don Pjetër Popaj dhe kori i fëmijve veshur me veshjet kombëtare të malsisë.
28 nëntori – edhe, këtë vit, siç është bërë traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, tha për gazetën tonë, Kryetari i Këshillit të Kishës, Leonardo Berishaj, mblodhi dhjetra besimtarë shqiptarë katolikë, në zonën e New York-ut, për të shënuar këtë ngjarje historike, e cila nisi me mbajtjen e një Meshe të Shenjtë dhe ngritjen e flamurit kuqezi në majën e Këmbanores së Kishës, këngë e valle popullore dhe një koktel shtruar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës.