Te Henen me 28 nentor, 2022 Shoqata “Malesia e Madhe” shënojë 28 Nëntorin diten e Pavarsise dhe Flamurit tone Kombetar.
Me këtë rast u shtrua një darke solemne ne restorantin “Ciao", kun muaren pjese me teper se 70 musafir.
Pergjegjes dhe organizator te kesaj mbremje festive ishin pjestar të kësaj shoqate drejtuar anëtari i Keshillit Drejtues z.Leonardo Berishaj.
Fillimisht moderatori i mbremjes z. Zef Ujkaj I pershendeti te prenishmit si dhe musafiret e nderit: z.Nike Gjeloshaj Kryetar I Komunes se Tuzit, z. Ivan Ivanaj Nenkryetar I Komunes se Tuzit, z. Marash Dukaj Minister i Qeverise se Malit te Zi dhe znj. Sandra Bojaj pronare e TV Boin.
Me intonimin e hymnit shqiptar u shënua fillimi i kësaj veprimtarie kushtuar 110 vjetorit të ditës së flamurit,
Magjister Zef Ujkaj ne vazhdim foli per rendesine e kesaj dite si dhe per aktivitete te shumta te Shoqates “Malesia e Madhe”.
Te prenishmit I pershendesin: z.Nike Gjeloshaj, z.Marash Dukaj dhe znj.Sandra Bojaj.
Ne emer te Shoqates “Malesia e Madhe” fjalen pershendetse dhe falenderuese e mbajti z. Gjeke Gjonlekaj.
Per argetim u kujdes DJ Hoxha.
Leonardo Berishaj si pergjegjes e organizimit te kesaj mbremje falenderojë çdo anetar te Keshillit Drejtues per pjesmarrje por edhe per kontributin dhe perkrahjen qe vazhdimisht ata japin Shoqates “Malesia e Madhe”.
Gjithashtu ai falenderoi edhe pronarin e restorantit Ciao z. Zef Gjelaj I cili edhe kesaj here dha nje kontribut te konsiderueshem.