Nisur nga iniciativa e volitshme për miratim, për lulëkuqen me katër petale si simbol unik zyrtar i përkujtimit të viktimave të genocidit në Kosovë, kërkesë kjo e paraqitur nga "Qëndra Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur", ne si Organizatë e Gruas "Shpresë & Paqe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahim nismën, duke i thënë Po asaj.
Gjithashtu ftojmë edhe të gjithë shqiptarët dhe institucionet në Kosovë që ta miratojnë, pasi edhe ne si vajza dhe gra në Amerikën e largët i kemi përjetuar me dhimbje përdhunimet, vrasjet, e zhdukjet në masë të motrave, vëllezërve tanë, fëmijëve e të moshuarve në Kosovë nga makineria serbe. Ku edhe ne shpesh herë kemi ngritur zërin e ndërgjegjes në media dhe Konferenca të ndryshme si OKB në New York, etj mbi krimet serbe në Kosovë.
Prandaj e mbështesim kërkesën e Qendrës Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur, që lulëkuqja me katër petale të njihet zyrtarisht si simbol i genocidit në Kosovë dhe më 15 Janar të përkujtojmë viktimat e genocidit të kryer gjatë luftës në Kosovë.
Nga Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe"