Arrestohet shqiptari në New York.
Gazmir Xhurxhi, sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Emigracionit dyshohet për mashtrim në Shqipëri.
Ai kishte shkelur vizën e tij për qëndrim në SHBA.
Xhurxhi punonte si avokat në Shqipëri dhe në janar të vitit 2018 ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte mashtruar një qytetar, duke i marrë 17 milionë lekë të vjetra. Më 3 tetor të vitit 2018, ai mbërrin në SHBA me vizë.
Sipas njoftimit zyrtar, Xhurxhi duhej të qëndronte në SHBA deri më 2 prill të vitit 2019. Gjykata e Tiranës e dënoi Xhurxhin për mashtrim më 8 maj të vitit 2018.