Vetëm katër javë më parë se të mbahen zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit-Mal të zi, shtunën më datën 4 shkurt në sallën e Restorantit “Tesoro Ditalia” u mbajt një takim politik, parazgjedhor e Kryetarin e Komunes se Tuzit, z. Nik Gjeloshaj - takim ky në të cilin morën pjesë dhjetra vetë, kryesisht malësorë nga Malësia.
Takimin me diasporen shqiptare ne New York e moderojë Dritan Sinishataj
Ndërsa folën: Senad Lulanaj, aktivist ne diaspore, Shaqir Gjokaj, Kryetar i “Shoqates Malesia e Madhe”, Kole Cacaj Kryetar i Fondit Humanitar Trieshi, Gjeke Gjonlekaj Publicist, Xheladin Zeneli ish deputet shqiptar dhe tani aktivist ne diaspore, Kiko Çelaj aktivist,Ilir Çunmulaj aktivist, Zef Ujkaj aktivist,Nikolle Junçaj aktivist,Mark Gjonaj Kryetar i Këshillit Kombëtar të Diasporës.
Moderatori i këtij takimi parazgjedhor na tha se të gjithe folesit dhan mesazhin e perkrahjes se ketij Forumi si e vetmja alternative qe garanton vazhdimin e zhvillimit te Malesise.
Ai tha se interesimi i malësorve për këtë takim politik ishte i madh, aqsa edhe salla me rreth 200 vende ishte e mbushur plot me perkrahes te Forumit Shqiptare.
-Zgjedhjet Lokale mbahen me 5 Mars
Nike Gjeloshaj kryetar i Komunes se Tuzit beri thirrje qe diaspora duhet te vij ne numer sa me te madh ne menyre qe te bahen ne vazhdimesi pjese e proceseve politike ne vendlindjen e tyre.
Siç dihet Kryetari i Komunes javën e kaluar ka qene i ftuar ne lutjet e mengjesit ne Washington, ku thuhet se gjate dy diteve ne Washington ai ka bere takime me disa senator dhe kongresiste.
Nike Gjeloshaj kryetar i Komunes se Tuzit të premten me daten 3 shkurt ishte në takim ne Michigan me diasporen shqiptare.