Shoqata Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja dhuroi 150 pako ushqimore në ditën e parë të Ramazanit, për familjet në nevojë

Amerika

Shoqata Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja dhuroi 150 pako ushqimore në ditën e parë të Ramazanit, për familjet në nevojë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 07:30
Foto nga vendngjarja

Emigrantët shqiptar nga treva e Ulqinit, Ana e Malit dhe Kraja,me rastin e fillimit të muajit të agjerimit Ramazanit, u kujdesën të dërgojnë ndihma(pako me ushqime) familjeve në nevojë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Simbas nji njoftimi në faqen e rrejtit social Fb, të Shoqatës Ulqini, në Staten Island Nju Jork, thuhet se janë siguruar dhe shpërndar nga të ardhurat e tyre financiare, pako ushqimore për 130 familje në Ulqin, Ana e Malit dhe Kraja, ku së paku 50 pako nga prej tyre, janë përkatësisht nga Shoqata “Ulqini” në Nju Jork.

Duke i drejtuar një falenderim të veçantë për Bashksinë Islame për bashkëpunimin perfekt dhe gjithë grupint vullnetar për shpërndarjen e pakove ushqimore, krajanët, anamalasit, dhe ulqinakët në Nju Jork, thonë se kurr nuk do e harrojnë vendlindjen e tyre, duke e ndihmuar në çdo rast që e lyp nevoja atë

Xhemo Lanica kryetar e Shoqatës Ulqini në Staten Island-NY, shkruan se misioni perfundoi me sukses dhe se vazhdojmë për Ulqinin:

“Me krenari themi se organizimi dhe shpërndarja e pakove ushqimore për të gjitha familjet në nevojë në Ulqin,Anën e Malit dhe Krajë ishte një sukses i plotë! Misioni ynë u krye dhe ka shumë aktivitete të tjera në vazhdim!”

Në fund të këtij njoftimi nuk mungon edhe urimi për fillimin e muajti të shejtë të Ramazanit, “Urime nga zemra për muajin e shenjtë të Ramazanit, shëndet, paqe, harmoni në familjet tuaja dhe agjërim të lehtë për të gjithë agjëruesit, shkruajn donatorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat