Të përshëndes dhe të uroj për një veprim sa kombëtar aq human por, para se gjithash një veprim me karakter historik të një intelektuali dhe kleriku shqiptar i cili, me veprimtarinë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte një Ambasador nderi i kombit shqiptar duke mbajtur ligjërata të ndryshme përmes të cilave, ai, më se miri na prezantoj si komb me virtyte të larta, kombëtare, kulturore, humane e njerëzore.
Ti, i nderuar Haki je një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, donator dhe pjesëmarrës në ndihmën financiare që nga themelimi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobit Shqiptar i udhëhequr nga zoti DioGuardi dhe Bordi drejtues të cilit i takon edhe ti.
Duke i ruajtur me kërshëri dhe fanatizëm veprat e Padër Andrea Nargaj, duke i dhuruar e dorëzuar aty ku ai e la amanet e ti i nderuari Haki, duke qenë konsekuent dhe trashëgimtar i Besës shqiptare, virtyt dhe parim i cili na dallon nga kombet tjera, ashtu sikur edhe i premtove autorit Padër Andrea Nargaj, i dorëzove aty ku duhej, në Katedralen e shenjtores “ Nena Tereza”, bamirësen dhe mburrjen e kombit shqiptar.
Muajin e kaluar, të gjithë shqiptarët në SHBA, pa dallim besimi, dhanë kontribut për këtë Katedrale prandaj, veprimi i juaj si mërgimtar, biznesmen e aktivist i çështjes kombëtare, sot, edhe njëherë na e vërtetove punën tende të palodhshme gjithnjë në aspektin kombëtar, human e njerëzor.
Të përgëzoj për ketë vepër për të cilën mburremi sepse, ishe dhe je aty kur duhet e ku duhet.
Nga miku i juaj,
Hafiz Shala
New York