Rritja jashtëzakonishtë e madhe e numrit të të rinjve shqiptarë që studion në universitetet e zonës së Tri-Shteshit, dhe kryesisht New York-ut, ka nxitur Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në SHBA, të mbështesi inisiativat e tyre.
Për këtë qëllim mesjavën e kaluar(e enjte, më 6 qershor 2023), në mjediset e kësaj konsullate u mbajt një takim nismëtar mes bordeve studentore universitare të qytetit të Nju Jorkut, takim i thirrur nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës.
Diplomati Fatmir Zajmi, in Ngarkuar me Punë i Përkohshem -Charge d’Affaires ne KPNJ , na tha se :”Synimi i këtij takimi ishte krijimi i një iniciative të përbashkët, apo një pikëmbledhje që grupimet studentore të mblidhen së bashku”.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/10/auto_nju21689018181.jpg)
Diplomati i Republikës së Kosovës në New York, sqaroi se takim i parë ishte një bashkëbisedim i sinqert mbi rëndësinë e krijimit të një bashkepunimi të përbashkët mes studentëve.
Takimi i praktikave “Tryezë e rrumbullaktë”në këtë konsullat u ndoq nga afër nga znj. Ana Mani, asistente ekzekutive e Ambasadorit. Në ndërkohë në këtë takim morën pjesë tre student(3) përfaqësues të “Manhattan College Albanians:” Eleni Mazija, Dejvi Hoxha dhe Frenki-Samuel Lulgjuraj, një (1) student, përfaqësues i “Columbia University Albanian Society:” Bekim Bruka, i cili njëkohësisht po kryen praktikën pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Si dhe dy student (2) përfaqësues të “Albanian Roots Club – Saint Francis College:” Jesika Hasankolli, dhe Megi Rama, dhe një student përfaqësues i “Stony Brook University Albanian American Student Organization:” Alban Hyseni.
Diplomati Fatmir Zajmi, in Ngarkuar me Punë i Përkohshem -Charge d’Affaires ne KPNJ duke folur për kêtë inisiativë mjaft të rëndësishme të studentve shqiptar në universitetet amerikane tha se Bordet në këtë takim u ran në dakord në parim për Zgjerim të metëjshem të iniciativës në të tjera klube studentore universtare, ku parashikohet që takimi i rradhës të mbahet përpara Festave të Nëntorit.
Dhe, Krijimi i një ure lidhëse kontakti e bordeve me njëri-tjetrin dhe me Konsulatën.Krijimi i një databaze me të gjitha grupimet studentore universitare në Nju Jork, e më pas në SHBA.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, e cila me punën e saj të madhe dhe të palodhur me komunitetin shqiptar, po luan rolin e një Ambasade ose Misioni të R.K. në SHBA thotë se Bordet me inkurajim të Konsullatës, diskutuan mbi zgjerimin e metëjshem të iniciativës në të tjera klube studentore universtare, dhe mbi iniciativat e ardhshme të organizuara nga ta.