Oficeri i FSK-së, arrin rezultate të larta në kursin “Ranger Course” në SHBA

Amerika

Oficeri i FSK-së, arrin rezultate të larta në kursin “Ranger Course” në SHBA

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:23
Oficeri i FSK-së, arrin rezultate të larta në kursin “Ranger Course” në SHBA

Oficeri i FSK-së, toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course” në mesin e 116 nga mbi 250 ushtarak që filluan këtë kurs.

Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta nga kursi bazik për oficer të këmbësorise.

FSK njofton se toger Dalladaku përgjatë dy muajve të kursit “Ranger” është sfiduar shumë, duke shtyrë limitet fizike dhe psiqike.

“Kursi “Ranger” përfshinë tri faza (lidershipi në taktikë, në terren malorë dhe terren moçalor) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar”, thuhet në njoftim.

Në fazën e taktikave, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës dhe zbulimit, operacionet e bazës së patrulluese dhe planifikimin përpara se të kalojnë në operacionet në nivel togu.

Toger Dalladaku do të vazhdoj shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të transmetoj njohuritë e fituara nga ky kurs tek pjesëtarët e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat