Më datën 22 gusht në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” me fillim në orën 12 do të promovohen tre libra të autorit shqiptaro-amerikan, njëherit edhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Hafiz Shala.
Bëhet fjalë për librat me karakter publicistik të autorit Shala me tituj: “Opinione I”, “Opinione II” dhe “Opinione III” (Dëshmi ndër vite).
Ky organizim mbahet në kuadër të aktiviteteve të Ditët e Diasporës.
Në ftesën e përgatitur nga Këshilli Organizativ thuhet se pjesëmarrja e të interesuarve e dashamirëve madhëron këtë eveniment.