Presidenti i Shqipërisë zoti Bajram Begaj dhe delegacioni shqiptar i cili ndodhet në Nju Jork, në kuadër të Samitit të 78th- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajti një takim “town/hall” me përfaqësues të komunitetit shqiptar, për zonën e “Tri-Shteshit” - (New York, New Jersey dhe Connecticut) .
Takimi u zhvillua në qendër të qytetit New York, në një nga mjediset e ndërtesës “ IBM Building” një rrokaqielli ky në Rrugën 57 dhe Madison Avenue në lagjen Midtown Manhattan të qytetit të Nju Jork-ut, me një panel ku pjesëmarrës ishte dhe ambasadori i ri i Shqipërisë në Washington, Ambasador Ervin Bushati, i cili u prezantua me këtë rast para komunitetit nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Ky takim u organizua në bashkēpunim me organizatat dhe shoqatat nga z.Mark Gjonaj - Kreytar i Këshillit Koordinues të Diasporës, i cili mbasi I urojë mirëseardhjen Presidentit Begaj dhe delegacionit që shoqëronte atë, njëhereshit edhe e moderoi këtë panel që zgjati më shumë se një orë.
Z.Mark Gjonaj, në fillim të fjalës së tij i paraqiti Presidentit Begaj, një listë pyetjesh të cilat tha ai janë të drejtuara prej 60 organizatave, shoqatave dhe veprimtarve të komunitetit në zonën e Tri-Shteshit.
Mbas pyetjeve nga zoti Mark Gjonaj the përgjigjeve të zotit Begaj, anëtarët e Organizatave të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, u ftuan nga zoti Mark Gjonaj në një bisedë të hapur rreth çështjeve që shqetësojnë më së shumti diasporën zhvillimet në Shqipëri, Kosovë, çështjen e shqiptarëve në luginën e Preshevës, Mal të zi , Maqedonin e veriut, Çamërinë, dhe diasporën shqiptare në Amerikë, e furnizmin me librat shkollor, shkollat shqipe në SHBA.
Në fillim të fjalës së tij Presidenti Begaj, foli për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Sesionin e 78të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, takimet bilaterale me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës, dhe tregojë se në çdo takim të zhvilluar si kryetar i shtetit, me çdo partner ndërkombëtar, në çdo organizatë ndërkombëtare, ai ka shprehur nevojën e mbështetjes së Kosovës, jo vetëm si mbështetje morale, por edhe në drejtim të njohjeve të reja.
“Në fakt, tha ai mbështetja e Kosovës është domosdoshmëri, domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, për faktin që faktori shqiptar është një faktor i rëndësishëm për paqen, për sigurinë, mirëqenien dhe për zhvillimin e qëndrueshëm.”
Zoti Mark Gjonaj i tha Presidentit se në emër të komunitetit kërkojmë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, të ndikojë në institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse në Shqipëri, për të bërë të mundur pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në zgjedhje.
Për çka presidenti Begaj u përgjigjë se : “Që në muajt e parë të fillimit të punës time kam bërë takim me diasporën shqiptare dhe kam elaboruar me ta kërkesën e tyre të drejtë për të votuar në Shqipëri. Kjo kërkesë është drejtuar edhe parlamentit të Shqipërisë, dhe besoj se komisioni i reformës zgjedhore, i cili do të ngrihet besoj këtë muaj, do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që deri në fund të vitit duhet t’i jepet e drejta për të votuar diasporës shqiptare. Është një e drejtë e shprehur në kushtetutë dhe besoj se duhet realizuar.” tha ai.”
Begaj : Promovoni e kultivoni gjuhën shqipe, është shpëtimi i kombit gjuha shqipe!
Pasë panelit Q&A, në bisedën e hapur me disa përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, aktivist të komunitetit kërkuan të realizohet vota e diasporës, që në zgjedhjet e ardhshme, emigrantët shqiptarë të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, Marko Kepi, foli për çështjen çame, Shaqir Gjokaj, Prof. Pashko Camaj, Jack Kukaj, Ferzilet Gjika, Agim Kotaj , Uk Lushi, Mariola Bejkollari , Veri Taushllari, Arben Drishti, Mevlan Mataj, e tjer, komentuan dhe folën për çështjen e shqiptarve në Luginën e Preshevës, Mal të zi, Maqedoninë e Veriut, Çamërinë, dhe dëmin që i sjell Dibrës, diga e Skavicës me liqenin që do të “përmbyt Dibrën”.
Uk Lushi - ish luftëtar i Batalionit “Atlantiku” UÇK-ja e Amerikës, i cili shprehu dhe kënaqësinë e tij që të takojmë si komunitet dhe të bisedojmë me Presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begaj në New York City, mori një përgjigje pozitive nga Presidenti Begaj, se ai në cilësinë e kreut të shtetit shqiptar që si parardhësit e tij, Nishani dhe Meta, gjatë vizitës së tij në New York, ka për të bërë homazhe në varrezat e vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, të rënë për lirinë e Kosovës.
Marjola Bejkollari, e cila u prezantua si Menaxhere projektesh për fuqizimin e komunitetit Shqiptar, tha se është përgjegjësi e madhe dhe privilegj të flasësh dhe të pyesësh në emër të diasporës.
Ajo ishte e interesuar të merte një përgjegje nga Presidenit Begaj lidhur me pytjet e sạj : “Ne kuader te ngritjes se kapaciteteve dhe fuqizimit te komunitetit Shqiptar ne NY, dhe ne rolin tuaj te rendesishem si President, kur do te behet e mundur nje strukture e vecante qe te fokusohet ne rritjen e angazhimit dhe insentivimin e Diaspores dhe rolin e saj?
Në ndërkohë, në cilësinë e anetares se kryesise se Diaspora per Shqiperine e Lire, znj. Bejkollari, pyeti lidhur me atë se duke marre parasysh vendimin e Gjykates Kushtetuese për Voten e Diaspores për plotesimin e kuadrit ligjor, a mendon Presidenti i Shqipërisë se do te plotesohet brenda afatit sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Presidenti Begaj, u shpreh se është skeptik dhe si pershtypje personale si Bajram tha ai është që “partitê politike ju kane frikë - ju si diasporë! “
Ndërsa, nuk ju përgjegjë pyetjes se :” Cfare ndodh ne nje shtet te se drejtes, kur vendimet dhe afatet për te zbatuar kete vendim te Gjykates me te larte ne vend nuk zbatohen dhe a e ve ne pikepyetje kete shtet te se te drejtes ne themelet e tij?
Në përmbledhje të këtyre pyetjeve Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, tha se megjithatë,:” Do përcjell zërin në institucionet shqiptare përgjegjëse ku klasa politike të gjejë rrugën me qëllim që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhje.Vota është e drejtë kushtetuese, jo kërkesë.”
Më tej ai tha se “Gjatë kohës që Shqipëria ka mbajtur pozicionin e vendit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjithmonë ka bërë thirrje në mbështetje të Kosovës dhe për njohje të reja të Republikës së Kosovës”.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj theksojë se : Është detyrë e çdo qytetari, e çdo shtetari, që të mbështesin Kosovën”,
Në takimin “town/hall” me përfaqësues të komunitetit shqiptar, në zonën e “Tri-Shteshit” - (New York, New Jersey dhe Connecticut) , ai foli edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë dhe për çështjet që i ngarkojnë këto marrëdhënie, si edhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Po ashtu, foli për diaporën shqiptare në Amerikës, për kontributet e së cilës shprehu konsideratat më të larta.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati vazhdoi takimet në komunitet me vizitën e tij ne Shtëpinë e Federatës PanShqiptare Vatra në Bronx - New York