E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani - Sadriu!
I nderuar Ambasador i Republikës së Kosovës në New York, Z. Blerim Reka!
Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, ju dërgon ngushëllimet më të sinqerta për policin Hero Shqiptar Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës nga forcat e specializuara serbo-ruse në Territorin e Kosovës.
Anëtaret tona e kanë përcjellë me hidhërim të thellë këtë ngjarje dhe e dënojnë këtë akt të rëndë kriminal, ku vazhdimisht forcat serbe po rrezikojnë jetën e qytetarëve në Kosovë.
Ky është një sulm ushtarak i paramenduar nga qeveria kriminale e Vuçiçit dhe Putinit, që prek jo vetëm sigurinë kombëtare në Kosovë, por edhe stabilitetin në rajon.
Njëherësh si nëna, si motra shqiptare në SHBA, i shprehim ngushëllimet tona edhe familjes së Heroit Shqiptar Afrim Bunjaku.
Me respekt
Kryesia