E diela e parë e këtij muaji (5 nëntor 2023) shënon ndryshimin e orës në të ashtuquajturën “Ora diellore”. Kështu që akrepat do të i lëvizim 60 minuta mbrapa në orën dy të mesnatës, dhe vendosjen e tyre në orën 1 të pasmesnatës.
Lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth 1 orë më herët më 5 nëntor 2023 se një ditë më parë. Në mëngjes thuhet se do të ketë më shumë dritë.
Kjo lëvizje e akrepave bëhet dy herë në vjet në pranver në “ orën verore” dhe në vjesht në orën dimërore. Në të dy rastet bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit. Si pasojë, nata do të jetë më e gjatë dhe dita më e shkurtër, në këto pesë muaj dimri.
Ora dimërore do të zgjasë deri të dielën e parafundit të muajit mars 2024, kur akrepat do të kthehen në atë që thirret tashmë ora verore.
Vendimi për ndryshimin e orës, i cili quhet quhet gjithashtu Fall Back dhe Winter Time, u mor në vitin 1966 me synim minimizimin e konsumimit të energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e energjisë diellore.
Ora e diellore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Shumica e Shteteve të Bashkuara respektojnë kohën e diellore, praktikën e vendosjes së orës me një orë përpara në pranverë dhe një orë prapa në vjesht
Pra; kur ka ditë më të gjatë gjatë ditës, në mënyrë që mbrëmjet të kenë më shumë dritë dite dhe mëngjeset të kenë më pak.
Përjashtimet në ndryshimin e akrepave për të u përshtatur me orën dielllore përfshijnë disa shtete : Arizonën (me përjashtim të Navajove, të cilët respektojnë kohën e kursimit të ditës në komunitetin Navajo), Hawaii, dhe territoret jashtë SHBA atë të Samoa Amerikane, Guam, Ishujt Mariana Veriore, Porto Riko dhe Ishujt e Virgin , janë shtete që nuk e ndryshojnë orën me lëvizjen para ose prapa.
Akti i ashtuquajturvUniform Time i vitit 1966 krijoi sistemin e orës uniforme të ditës në të gjithë SHBA-në.