Dita e Pavarësisë së Shqipërisë festohet në mbarë botën. Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe qendrën më të famshme botërore, Time Square në Nju Jork.
Flamuri kuqezi dhe urimet për pavarësinë u ndezën në ekranet gjigante në sheshin e Nju Jorkut, duke ngjallur entuziazëm te shqiptarët, por edhe kuriozitet tek të huajt.
I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili e preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.
“Nuk ka ndjesi më të bukur se të shikosh flamurin shqiptar të valëvitej në zemër të Amerikës. Sot ishte sheshi i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe jam i lumtur të mirëpres komunitetin shqiptar, një komunitet që ka pasur sukses dhe është integruar këtu. në Amerikë Gëzuar Festën e Flamurit të gjithëve”, tha ambasadori Bushati.
Ndërkohë dje, në ditën e Pavarësisë, ambasadori Ervin Bushati është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Bronksit”.