PASADENA CA : Dhjetra kamiona që tërhiqnin rimorkjot (floats) zbukuruar me lule, shoqëruar me njësi kuajsh - grupe kalorsish dhe kuadratet e uniformave të shkollave , policisë, zjarrfikësve, ushtrisë zhvilluan ndoshta paradën më të bukur në botë m, duke shënuar ditën e parë të vitit të ri 1 janar 2024, me temën e paradës së këtij viti : "Festojmë një botë muzikore: Gjuha universale".
Simbas televizionit të Pasadenës KTLTV, thuhet se rreth 800,000 spektatorë u mblodhën në qender të qytetit Pasadena, Kaliforni, të hënën për të parë të vitit 2024, për të parë Paradën e 135-të të Trandafilave - "135th Rose Parade".
Presidenti i Paradës së Trëndafilave 2024 Alex Aghajanian i tha KTLTV se tema e paradës së këtij viti ishte "Festojmë një botë muzikore: Gjuha universale", u zgjodh sepse : "Po jetojmë në një botë kulturash, besimesh, shpresash dhe ëndrrash të ndryshme. Porse, se një Zot kemi të gjithë dhe një gjuhë na bashkon të gjithëve dhe ajo është muzika".
Parada e Trëndafilave fillojë në orën 08:00 (PST) të mëngjesit me kohën e paqësorit, më 1 janar, duke marshur më shumë se 5 milje në anën e poshtëme të bulevardit "Kolorado" të Pasadenës.
Parakalimi i marshuesve të paradës filloi në këndin e rrugës Green Street dhe Orange Grove Boulevard, duke marrshuar më pas për nga tribunat e ngritura përgjatë Bulevardit Kolorado dhe përfundoi në orën 10 e 25 minuta në Villa Street në veri në Bulevardin Sierra Madre.
Parada e Trandafikave u transmetua nga rrjetet të shumta televizive dhe rrjetet sociale duke përfshirë ABC, NBC dhe Univision - duke përfshirë YouTube dhe Pluto TV.
Cilët isin ata të famshëm që performuan në këtë paradë?
Parada e këtij viti u drejtua nga spikerja e CBS, Jericka Duncan, aktorja e Nickelodeon dhe Disney, Gabrielle Elyse dhe ylli 17-vjeçar i "Dance Moms", Pressley Hosbach.
Audra McDonald: Aktorja fituese e çmimeve Tony, Grammy dhe Emmy shërbejë si marshallja e madhe e paradës, një pozicion nderi i zgjedhur nga presidenti i Shoqatës së Turneut të Roses për kontributin e tyre në temën e paradës.
Jordin Sparks: Këngëtarja e nominuar për Grammy dhe fituesja e sezonit 6 të "American Idol" do të mbyllte finalen e madhe të paradës. Sparks ka bërë turne me Britney Spears, Alicia Keys dhe Jonas Brothers.
Michelle Williams: Këngëtarja R&B fituese e çmimit Grammy dhe ish-anëtare e Destiny's Child prefermojë në nisjen e paradës nga "Keep Dreaming Float" e Hondas, duke performuar në qendër të një trëndafili gjigant. Asaj gjatë preformancës i bashkohet ylli i "American Idol" David Archuleta, fituesi i "The Voice" 2012 Cassadee Pope dhe artisti muzikor Rush Davis.
Straight No Chaser: Grupi i Illinois a capella, i njohur për përzierjen e blues dhe jazz-it me country dhe rock, performojë në mesparadën e me rimorkjon e Enjoy Illinois.
Alexander Star: Kantautori i nominuar për Emmy performojë një himn kushtuar mesparadës së Fort Lauderdale, ndërsa ai qëndronte në majë të një floats të krijuar nga organizata e marketingut të destinacionit Visit Lauderdale.
Rose Parade 2024: në imitimin e e disa figurave të këtij viti përfshiu një dragua gjigant të rrethuar me instrumente muzikore për të festuar përbërjen e të gjitha komuniteteve të qytetit, kryesisht ato aziatike (korean, kinez e japonez) dhe latinet e Amerikes së jugut, komunitetin Armen nga Europa dhe të tjer.
Bandat muzikore u kujdesën për dhjetëra grupet marshuese nën ritmin e Paradës së Trëndafilave, dhe përfshinë Bandën Milion Dollar të Universitetit të Alabama, trupën skoceze të gajdeve Pipes on Parade dhe Banda Municipal Zarcero, e cila shfaq ritmet e Kosta Rikës.