15 Nëntor 2019 ka qenë ky një prezantim i shqiptarzimit, i dy fëmijve Gbriel(Gabe) Morgan dhe Liam Morgan, të Ornela Rori - Morgan nga Korça, e martuar në SHBA, me rreshterin amerikan Watson Morgan, të cilët kan marrë pjesë duke përfaqësuar Shqipërinë, me flamurin dhe duke bërë simbolin e Shqiponjës me dy pëllëmbat e duarve, në një festival ndërkombëtar të Skuters.
Për çka Ornela, katër vjet më parë kishte postuar në faqen e saj të fesbukut fotografitë nga festivali ndërkombëtar "Boy Scouts International Festival " i mbajtur në nëntor 2019, me pjesmarrjen e dy fëmijve të saj Gbriel(Gabe) Morgan dhe Liam Morgan, të vrarë (30 dhjetor 2023), së bashku me nënën e tyre Ornelën, nga bashkëshorti dhe babai i dy fëmijve Waston Morgan.
Orenela i ka dërguar këtë mesazh një koleges së saj shqiptare, në shkollën ku ato jepnin mësin dhe që ajo ka qenë pjesëmarrëse në atë festival ku Ornela ka shkruar :
"Çfarë nate e mrekullueshme ndërkombëtare me skautët! Ne përfaqësonim Shqipërinë! Një falenderim i veçantë për Enkolana Çekaj Mundija që ndau me ne disa pjësë të jetës së saj në Shqipëri, dhe të të kulturës e trashgmnisë shqiptare!"
Të premten, më 12 janar, Nëna (Ornela), dhe dy djemtë e saj, Gabrieli e Liami, nga qindra pjesëmarrës u përcollën për në varrezat “Hope” në Worcester, Massachusetts, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë- Uster.