Do marrë dënim me vdekje? Avokati nga SHBA për Renaton që vrau ish-gruan dhe rrëmbeu vajzën: Vjet është ekzekutuar një kriminel që…

Amerika

Do marrë dënim me vdekje? Avokati nga SHBA për Renaton që vrau ish-gruan dhe rrëmbeu vajzën: Vjet është ekzekutuar një kriminel që…

Më: 31 janar 2024 Në ora: 15:42
Viktima dhe vrasësi

Avokati Ardinez Domgjoni i cili ushtron në SHBA profesionin si avokat ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për ngjarjen që tronditi Floridën, vrasjen e Suela Saliaj që u vra nga ish-burri Renato Muhaj.

Ai shprehet se shteti i Floridës ka në fuqi ligjin për dënimin me vdekje, ku tregon rastin e ekzekutimit të një krimineli vitin e kaluar. Por sipas Domgjonit duhet pritur vendimi i prokurorisë për të mësuar fatin e Renatos.

Arjon Muça: Si funksionon ligji në Florida për akuzat vrasje me dashje dhe pengmarrje, çfarë rrezikon?

Ardinez Domgjoni: Renato është paditur për vrasje të shkallës së parë dhe kjo është e dënueshme me burg të përjetshëm, në Florida, pa mundësinë e lirimit me kusht. Ky krim është edhe i dënuar me vdekje në shtetin e Floridës. Vjet është ekzekutuar një person që kreu një vrasje në Florida, në vitet ’80-’90 dhe është ekzekutuar. Diferenca e madhe mes këtij personi dhe Renatos është ky individi që u ekzekutua vjet, ka pasur precendent penal, ka përdhunuar një femër dhe është ekzekutuar. Një faktor i tillë nuk ekziston në rastin e Renatos që ka vetëm gjoba. Ai ka dhe disa krime të tjera si dhunë familjare që ka sulmuar prindërit e tij, ka pengmarrjen e vajzës, ka shumë krime. Unë mendoj se do dënohet me burg të përjetshëm, por duhet të presim se çfarë vendos prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat