Pak ditë më parë në Selinë e OKB në New York u festua 30 vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Për të ndjekur nga afër punimet e kësaj dite të shënuar për familjet në mbarë botën ishte ftuar edhe Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA.
Dita ndërkombëtare e familjes përcaktuar nga Kombet e Bashkuara festohet çdo vit në mbarë botën. Si një ditë shumë e rëndësishme familjare, gëzojnë e drekojnë të gjithë së bashku prindër e fëmijë. Dhe ata prindër, që janë të divorcuar duhet të bëjnë dhurata për fëmijët e tyre. Ndihmohen të rinjtë për projektet e reja, ndërsa të moshuarit në punët e kërkesat e tyre.
Dita Ndërkombëtare e Familjes festohet më 15 maj dhe është shpallur si dita e familjes nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkura në 1993 me rezolutën A/RES/47/237. Ajo pasqyron rëndësinë që u jep familjeve bashkësia ndërkombëtare.
Dita Ndërkombëtare e Familjes ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet dhe njohuritë të proceseve shoqerore ekonomike dhe demografike që prekin familjet. Korresp. "hope & peace"