SHBA, shënohet Dita Përkujtimore e të Rënëve

Amerika

SHBA, shënohet Dita Përkujtimore e të Rënëve

Nga: Beqir Sina Më: 28 maj 2024 Në ora: 18:29
Ushtarë amerikanë

WASHINGTON D.C.: Dita e Përkujtimit është një festë e amerikanve, e vërejtur të hënën e fundit të majit, duke nderuar burrat dhe gratë që vdiqën gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane.

Dita e Përkujtimit këtë vit ështé sot e hënë më 28 maj 2024

Presidenti i SHBA Joe Biden nderoi ushtarët e rënë gjatë kremtimit të 156-të të Ditës së Përkujtimit në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit jashtë Washington D.C. sot të hënën më 28 Maj.

Biden vendosi një kurorë me lule në Varrin e Ushtarit të Panjohur në një ceremoni solemne, ku shoqërohej nga zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

“Ne mblidhemi në këtë vend të shenjtë, në këtë moment solemn, për të kujtuar, për të nderuar sakrificën e qindra mijëra grave dhe burrave që kanë dhënë jetën për këtë komb”, tha Biden.

Më pas gjatë ditës, Biden priti  në Shtëpinë e Bardhë për nder të Ditës së Përkujtimit zyrtarë të lartë të administratës,  ushtarakë të lartë, veteranë dhe  anëtarë të familjeve të ushtarave të vrarë që kan marrë medaljen "Gold Star", duke iu atribuar atyre familjeve që kanë humbur një të afërm në luftë.

Ceremonia e Ditës së Përkujtimit i parapriu një varg ngjarjesh të tjera kur Biden vizitoi personelin ushtarak aktiv dhe në pension, duke përfshirë edhe mbajtjen e fjalimit  të shtunën në Akademinë Ushtarake të SHBA në West Point, Nju Jork.

Javën e ardhshme, pritet që presidenti Biden të udhëtojë në Normandi, Francë, për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 80-vjetorin e pushtimit të Ditës D. Ai pritet të mbajë atje një fjalim madhor për heroizmin e forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj demokracisë sot.

Ndërsa, të enjten me t'u kthyer nga Franca,  sipas axhendes nga Shtëpia e Bardhë, ai me një ceremoni familjare do të kujtojë përvjetorin e nëntë të vdekjes së djalit të tij , Beau, i cili shërbeu në Kosovë dhe Irak si pjesë e Gardës Kombëtare të Delaware. 

(Beau vdiq nga glioblastoma, një formë shumë agresive e kancerit të trurit që babai i tij beson se ishte ndoshta pasojë e ekspozimit ndaj gropave të djegies ushtarake në Irak.)

"Kjo javë shënon nëntë vjet që kur humba djalin tim, Beau," tha Biden në fjalimin e tij në varrezat kombëtare në Arlington: "Humbja e djalit tim nuk është e njëjta me humbjet e ushtarve tanë në luftë. Ai nuk humbi jetën në fushën e betejës.Ngaqë ai ishte viktimë e kancerit."

Më pas ai tha se "Dhimbja e humbjes së tij është me mua dhe familjen time çdo ditë ... kjo është krenaria jonë në kujtimin e tij," tha presidenti Biden.

Në ndërkohë në Ditën e Përkujtimit, në çdo gurë varri në Arlington vendoset me ceremoni një flamur i vogël dhe një çizme me përkrenaren. Këtë vit në 156 vjetorin e përkujtimit flamujtë u vendosën nga 1500 ushtarë të Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë së Ushtrisë, i njohur më mirë si Garda e Vjetër. Regjimenti ka zbatuar traditën, të njohur si "Flamujt në hyrje", pak para Ditës së Përkujtimit çdo vit që nga viti 1948, kjo ditë u caktua si njësia ceremoniale zyrtare e Ushtrisë.

Kosova ka nderuar Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, që shërbeu në Kosovë 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni solemne tre vjet më parë ka nderuar me medaljen presidenciale post-mortem për Beau Biden, djali i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për kontributin e tij në fushën e drejtësisë pas luftës në Kosovë.

“Puna e Beau në Kosovë ishte e përzemërt; ai ra në dashuri me Kosovën, "tha Presidenti Biden në një video-mesazh të pararegjistruar të luajtur gjatë ceremonisë në Prishtinë tre vjet më parë.

“Beau mund të shihte se çfarë mund të bënit ju, Beau mund të shihte edhe atëherë të ardhmen që ishte e mundur për vendin tuaj krenar. E ardhmja që Kosovës i ishte mohuar kaq shumë”, tha Biden.

Ndërsa, tetë vjetë më parë ishte ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, ai që ka përuruar  emërimin e rrugës 34 kilometërshe Ferizaj-Gjilan, me emrin e Beau Biden, në kujtim të shërbimit të tij në Kosovë ku ai kaloi shpeshherë nëpër atë rrugë duke rrugëtuar për dhe nga kampi Bondsteel.

Për të marrë pjesë në këtë ceremoni  në Bondsteel i pranishëm ka qenë edhe vet Joe Biden (zvendës president)me familjen e tij, me ç’rast mbajti edhe një fjalim.

Biden në atë fjalim e lavdëroi Kosovën, e jo vetëm për shkak të bindjeve të tij personale, duke treguar se për më tepër se babai, shtetin e ri ballkanas- Kosovën  e donte i biri, i tij Beau i cili ndërroi jetë nga kanceri, një vit më parë se të emërohej kjo rrugë në Kosovë.

Për të ndjerin dhe punën që ai kishte bërë në Kosovë, në atë ceremoni foli presidenti Hashim Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat