Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Alban Bytyçi, ka diplomuar në akademinë e forcave ajrore amerikane që njihen si “US Air Force Acadamey”.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se kadeti Bytyçi diplomoi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harriz.
“Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendës presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se Bytyçi do t’i bashkohet sërish FSK-së, ku do të sjellë eksperienca të reja të cilat i ka fituar gjatë katër viteve të studimit.