Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” distancohet nga organizimi i Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi në Nju Jork

Amerika

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” distancohet nga organizimi i Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi në Nju Jork

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 16:12

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit”.

Me 21 Maj 2024, Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Ulqini”, inicoi dhe muar mbi sipër shënimin dhe organizimin e Ditës së Pavarësisë së Malt të Zi,në Bashkinë e Nju Jork-ut.

Fillimisht dhe për hir të korrektësisë duhet të theksojmë se Shoqata “Ulqini” edhe pse është një ndër shoqatat më reja të komunitetit tonë, që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon gjithënjë të jetë një shoqatë aktive duke dhënë kontributin e vet në disa fusha të jetës shoqërore si në vendin ku ajo vepron ashtu edhe në vendlindje.

Shoqata “Ana e Malit” e konsideron Shoqatën “Ulqini”, ashtu si edhe shumë shoqata të tjera shqiptare të komunitetit tonë, shoqata simotra me të cilën kemi raporte të ngushta dhe bashkëpunim të ndërsjelltë, si dhe bashkërendim dhe bashkëorganizim të aktiviteteve të ndryshme me interes të përbashkët. Bashkëpunimi i Shoqatës “Ana e Malit” me Shoqatën “Ulqini” është një bashkëpunim i natyrshëm i dy shoqatave të cilat mbajnë emrin e dy vendeve në vendlidje të cilët si njësi administrative dhe territoriale i takojnë një komune, pra Komunës së Ulqinit, por edhe për shkak të lidhjeve të ngushta dhe familjare të pjesëtarëve të dy komuniteteve tona. Ne jemi të bindur se ky bashkëpunim, pa marrë parasysh dallimet tona, do të vazhdojnë të jetë i pranishëm edhe në të atdhmen.

Megjithate, përkundër këtij bashkëpunimi,e shohim të nevojshme që të reagojmë ndaj një veprimi të fundit të Shoqatës tonë simotër “Ulqini”, pra ndaj organizimit të festës së Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi në Bashkinë e Nju Jork-ut, i cili sipas mendimit tonë jo vetëm që ishte i nxituar por edhe i gabuar.

Shoqata “Ana e Malit” distancohet nga ky veprim i njëanëshëm dhe vetiak i Shoqatës “Ulqini” dhe njëkohësisht një veprim i cili nuk është në përputhje me orientimin programor jo vetëm  të Shoqatës tonë por njëherit mendojmë se është veprim edhe kundër programeve dhe vizionit kombëtar të shumë  organizatave të tjera shqiptare dhe  vlerave atdhetare të kumunitetit shqiptar në përgjithësi në SHBA.

Asnjë nga shoqatat apo organizatat e shumta  shqiptare që punojnë  dhe veprojnë  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përfshihen edhe shoqatat me prejardhje nga trojet e veta etnike nën Mal të Zi, kurr dhe asnjëherë nuk kanë organizuar apo shënuar festën e  Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi. 

Të gjitha këto shoqata dhe organizata shqiptare në mënyrë tradicionale kanë kremtuar  dhe shënuar  vetëm dy datat tona të njohura kombëtare: 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ,kurse  nga viti 2008 edhe  17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe këtë do të vazhdojnë ta bëjnë gjithënjë edhe në të ardhmen.

Shpresojmë që me këte rast, Shoqata “Ulqini” dhe udhëheqësia e saj do të reflektojnë lidhur me organizimin dhe shënimin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, me qëllim që mos të përsëritet një veprim i tillë në të ardhmen, sepse ne mendojmë se kjo nuk i shërben bashkimit të komuninetit shqiptar,  shoqatave e organizatave që ata përfaqësojnë, si dhe nuk i kontribon përkushtimit dhe misionit të tyre përbashkët kombëtar.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “ Ana e Malit” 

Nju Jork

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat