“The Bajraktari Journey: The American Dream”-“Rrugëtimi i Bajraktarit: Ëndrra Amerikane”

Amerika

“The Bajraktari Journey: The American Dream”-“Rrugëtimi i Bajraktarit: Ëndrra Amerikane”

Nga: Beqir Sina Më: 10 qershor 2024 Në ora: 17:07
Foto nga vendi i ngjarjes

YONKERS – New York : Të shtunën, 8 qershor 2024, në Alamo Drafthouse Cinemas - Central Park Ave. Yonkers, Nju Jork në praninë e dhjetra shikuesve u shfaq premiera e filmit dokumentar për familjen e veprimtarit shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, “The Bayraktari Journey: The American Dream - “Rrugëtimi i Bajraktarit: Ëndrra Amerikane”. Një dokumentar ky i metrazhit të gjatë (180 minuta), skenari dhe regjia e të cillait janë nga Dhimitër Ismailaj-Valona. Ndërsa, producent ekzekutiv është vet Harry Bajraktari, kurse drejtori i fotografisë është Ben Wolf, ndërkaq, kompozimi muzikor është nga Klodian Qafoku. Lexuan tekstin anglisht - shqip, Jul Nënshati e Samantha Light.

Filmi dokumentar The Bajraktari Journey ; The American Dream është i bazuar në librin Muhamet Mjekut, “Një Jetë në mes Amerikës dhe Kosovës” për Familjen Bajraktari, për Bajraktarët e Vranocit dhe të Amerikës. Dokumentari është një rrëfim shekullor, nga “pema” e Bajraktarit , historia, që nga rrënjët e degët e saj, trashgëmnia dhe suksesi për familjen Bajraktari nga Kosova, që për një gjysëm shekulli erdhi deri te vendosja e saj në SHBA, ku u shqua për patriotizëm, duke mos e harruar asnjëherë vendlindjen dhe vetëdijen kombëtare.

Në këtë shfaqje filmi private mes anëtarëve të familjes së madhe Bajraktari në SHBA, dhe Gecaj, morën pjesë miq, bashkë udhëtar të vjetër e rijnë të kësaj familje, të Harry Bajraktarit, miq amerikan dhe komuniteteve të tjera të kësaj familje, patriotë e veprimtar të dëshmuar të çështjes kombëtare, në diasporë, nga ata që nuk kursyen asgjë për vendlindjen e tyre, përfshirë diplomatët e të, të dy vendeve tona, Ambasador Suela Janina e Misionit të Shqipërisë në OKB, Ambasador Blerim Reka, shefi i Konsullatës së Kosovës, në Neë York, krye bashkiaku i Yonkers(NY) Mike Spano, Marko Kepi kandidat për senaten e Neë Yorkut, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, veprimtar e aktivist, artistë, kineast, biznesmen të suksesshëm, filantrop, gazetarë, dhe student të shkollave të lata amerikane.

Foto nga vendi i ngjarjes

Dokumentari 180 minutësh është i ndarë në 4 pjesë nga 45 minuta secila, që tregojnë udhëtimin historik, dhe flasin mbi sfidat , sakrificat e mundimet, ballafaqimin me jetën e trashgmnisë së Bajraktarëve të Vranocit si njihen ața në Kosovë .

Në pjesën e parë të këtij dokumentari paraqitet origjina dhe identiteti i familjes Bajraktari, duke filluar nga “Pema e Bajraktarit” rrënjët e degët e saj. Më pas vijnë ngjarjet më pikante historike, që kanë të bëjnë me luftërat e popullit shqiptar për pavarësinë e Shqipërisë. Nga ku kjo familje, simbas këtij dokumentari, sjell rrëfimet të njohësve të kësaj familje, dhe historianeve e studiuesve, ku thuhet se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm. në dokumentar tregohen ngjarjet e viteve 1893, 1912, 1913, 1937, 1944, 1945 dhe 1956, në veri të Shqipërisë dhe duke u përqendruar në Kosovën e atyre viteve.

Dokumentari gjithmonë nëpërmjet rrëfimeve të bashkëvendësve tregon përplasjet e familjes Bajraktari, burgosjet, vrasjet pa gjyq dhe eliminimi i figurave shqiptare të rezistencës patriotike, nga regjimi i Beogradit. Ky film/dokumentar identifikon që çdo gjë e mbrapsht u erdhi shqiptarëve nga regjimi sllavo-komunist serb, i cili e përndiqte gjatë gjithë jetës familjet e mëdha, si familja Bajraktari, duke filluar prej gjyshit, babait e familjarëve të Harry Bajraktarit. Aty në inserte të këtij filmi shikojmë qëndresën e tyre për të mos u mposhtur jo vetëm të familjes Bajraktari, por edhe familjeve të tjera të Lugut të Baranit.

Në pjesën e dytë flitet për ndihmat që kjo familje u ofroi të varfërve dhe të larguarve nga procesi i asimilimit me forcë nga serbët në Kosovë, si pasojë e mospajtimit me regjimin sllavo komunist, dhe sidomos regjimin e Millosheviqit gjatë viteve të suspendimit fund vitet 90′ dhe më vonë. Këtu ka episode, dromca dhe skena të shumta jetësore që i japin dimension të gjerë universal këtyre ndihmave, përfshirë edhe atë të pajtimit të gjaqeve nga Anton Çeta.

Pjesa e tretë e këtij filmi është Ikja nga Vranoci për në kampin e refugjatëve në Atina Romë(Itali) . Saga e vuajtjeve shpirtërore e fizike të ikjes nga vendlindja. Aqsa nëna Zise që nuk e përjetojë mirë largimin nga Kosova, thuhet se nuk i foli me gojë deri sa mbërritën në Itali. Në këtë episod është dhe mërzitja e të afërmeve të tij, vizita e dajës Halil Arif Gecaj, që u dha kurajë në rrugëtimin e ri. Në këtë insert bie në sy ndihma nga Dom Prek Ndervashaj, i cilia ka qenë Meshtar i përkushtuar në shërbim të Atmes dhe Fesë!. Por edhe takimi me babanë e Demë Balidemajt, mikpritja e tij kur gjeti në mes të Romës, një shqiptar me plis në kokë, që ecte si i” hutuar” ashtu si kishte ecur para tij, dhe vet babai i Dem Balidemës. Më pas vjen ftesa e Mulosmanaj për Amerikë, dhe lidhja e tij me familjen mbretërore Kulla në Kanada që janë mjaft interesante.

Në pjesën e tretë, nëpërmjet rrëfimit të vet Harry-t, dhe disa bashkëvendësve të tij, paraqitet përpjekja energjike e babait të tij, Mete Bajraktarit në kërkim të gjetjes së rrugës së mbijetesës, megjithëse ai fillimisht i nisë tentativat e tij të para në Evropë(Itali e Zvicër), deri sa më në fund emigrojë në SHBA, duke ardhë te integrimi i vështirë.

Në fund është pjesa e katërt ku përfshihet e gjitha, jeta dhe vepra, kontributi për çështjen kombëtare të Harry Bajrktarit, lidhur edhe me biznesin dhe veprimtarinë politike, dhe si filantrop.

Hapja e gazetës shqiptaro amerikane Illyria, dhe inkurajimi që I dha daja i tij Rustem Gecaj, me familjen Gecaj. Gazetë, e cila do të shkepej kudo, tha Rustem Gecaj, : “ Gazeta Illyria u gjend në tavolinat e zyrave diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare në Neë York, e Ëashington, mdaje artriti deri në Shtëpinë e Bardhë, senatin e kongresin e SHBA ."

Ku çdo gjë kulmon në këtë film/dokumentar te ajo fotografia me gazetën Illyria, të Nëna Terezës, që tregon edhe lidhjen e shqiptarëve të Amerikës me Nënë Terezën, siç janë edhe regjistrimet nga gazetarët Gjek Gjonlekaj dhe Sinan Kamberaj.

“Fotografia me gazetën “Illyria”, dhe mesazhet e komplimentet e saj për gazetën tonë, takimi me Ambasadorin në OKB, Pëllumb Kulla etj, tregojnë lidhjen e shqiptarëve të Amerikës me Nënë Terezën,” thotë botuesi e gazetës Illyria në Neë York, Vehbi Bajrami.

Në Shtetet e Bashkuara, film/dokumentari Oregon jetën e Met, Ziza Bajraktari, lidhjet e tyre dhe miqësitë me familjet patriotike. Filmi ka episode udhëtimi që, nga fillimet e vështira të kurbetit dhe arritjen drejtë majave të suksesit, atë që Harry e quan edhe krenarinë e Bajraktarëve, i cili është një rrugëtim I suksesshëm, mbresëlënës e shumë dinjitoz i Harry Bajraktarit e familjes së tij së bashku me familjen Gecaj .

Simbas Harryt ardhja në Neë York Bronx në Kreston Avenue në familjen e Musli Mulosmanaj, ndërtimi i jetës e biznesit në Amerikë, nuk dotë bëhej pa ndihmën e anëtarve të familjes së tij, Gecajve dhe miqve të tij të shumtë të babait të tij Met Bajraktarit.


Në dokumentar paraqiten takimet me patriotë të. Mërgatës shqiptare në Amerikë e deri te Mbreti Zog. Takimet patriotike, që si tregon Harry, formësuan karakterin e tij si biznesmen, aktivist dhe patriot. Në dokumentar paraqiten detaje të familjes dhe rrugëtimin e suksesshëm në biznesin e real estate, ku dëshmia e dajës Rrustem Gecaj e njeh shikuesin me fakte e detaje të qenësishme historike. “ Ne na ka karekterizuar gjithmonë sinqeriteti ynë, dhe mirëbesimi të njeri tjetri,” tha Rustem Gecaj.

Dokumentari nëpërmjet inserteve tregonë takimet me personalitete amerikane të Harry Bajraktarit lidhjet e tija me Eliot Engel, takimet me presidentin Klinton, sekretaren e Shtetit Hillary Klinton, Kryeministrin Blair, sekretaret e shtetit, senatorin Bobe Dole, takimet me ish kongresistin Joe Dioguardi dhe kontributin e tij, senator e kongresmen të tjer, dhe takimet personalitetet shqiptare si Mark Krasniqi, Dr.Rugova, Prof.Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Sali Berisha, Presidenti Nishani, shkrimtarin Ismail Kadare, etj.

Nëpërmjet inserteve të këtoij dokumentari paraqitet dhe kontributin historik të Harry Bajraktarit për çështjen kombëtare, lidhjet e tij me Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan, the Vatren takimin ne Shtëpinë e Bardhe me Presidentin Klinton, protestat e ndryshme sidomos para Kombeve të Bashkuara, pjesmarrjen e tij në Rambuje dhe takimin me Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë, e etj.

Në dokumentarin “The Bajraktari Journey ; The American Dream Saturday, flasin dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, ish kryeministri Sali Berisha e ish presidenti Fatmir Sejdiu, Princi Leka Zogu, ish Ambasadorja Vlora Çitaku, duke vlerësuar figurën e kontributin e Harry Bajraktarit, si një shqiptar me vlera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu bë shembulltyrë e frymëzim për gjenerat shqiptare.

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.
Harry Bajraktari, " Edhe lumi e ndryshon rrjedhën..."

Dokumentari mbyllet me lidhjen e dashurisë me bashkëshorten Lisa Milicaj - Bajraktari, rrëfimet romantike të dyve të njohjes së tyre, dhe lumturisë familjare që krijuan.

Në fund u shpërnda si dhuratë, nga vết Harry Bajraktari libri “Një Jetë në mes Amerikës dhe Kosovës” për Familjen Bajraktari, për Bajraktarët e Vranocit dhe të Amerikës, për Kullat tradicionale, kulturën dhe bizneset e Bajraktarëve. Libri hardcore me 400 faqe, është i shkruar me një stil të lehtë e mjeshtëror nga publicisti Muhamet Mjeku, që jeton ka vite në Nju Jork të SHBA,. I cili është një libër që përmban në vete aq shumë pjesë, ide, filozofi, ngjarje, memorie, dhe njerëz me perspektivat antropologjike, historike, sociologjike e publicistike.

Në kaptinën e fundit të librit shkruhet:

” Kush do te mendonte qe djaloshi 12 vjeçar, Harry Bajraktari, i cili u nda nga Vranoci me dhembje te madhe, pas dy dekadave do te behej një nder biznesmenët dhe veprimtaret me te njohur shqiptar te Amerikes. Me siguri qe nje prognoze e tille per kohen ka qene e vështirë te thuhej dhe besohej. Po nga ky djalosh (Harry) bashke me Rrustem Gecaj ne qershor te vitit 1991 ne Neë York themelojnë gazeta “Illyria” në një moment tepër te rëndësishëm për Kosovën dhe shqiptaret. Çfarë koincidence: dy gazeta shqiptare ne periudha te ndryshme kohore, njëra luajti rol ne pavarësinë e Shqipërisë ( Dielli) , ndërsa tjetra (Illyria) për pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë”.

Libri tregon rrugën e prindërve të Harry Bajraktarit, Metes dhe Zises.

Synimi i tyre ka qene fare modest, që pas një qëndrimi prej pese vjetësh, ku me pune te përditshme do te grumbullonin një shume parash, te ktheheshin ne Vranoc, te ngrehnin një shtëpi te re dhe te përmirësonin ekonominë shtëpiake. Nuk ka qenë vetëm familja Bajraktari qe kishte projektuar një plan të tille, kështu kishin paramenduar edhe shume të tjera, por realiteti ka dëshmuar të kundërtën e saj. Erdhën për pak dhe mbeten për shume.

Familja Bajraktari e vendosur ne Neë York, ne vitet e 70′ , me kalimin e kohës , kishte dy opsione” Meta dhe Zisa te rregullonin jeten dhe te ktheheshin ne Kosove, ndërsa i biri i tyre karizmatik Harry të gjente mënyrën se si te deportonte dhe te përparonte në biznes.

Ky i fundit, se bashku me dajen e tij Rrustem Gecin, me 1980 hapen zyren e biznesit per pasuri te patundshme(shit – blerje banesash) dhe orenditë për pasojën e saj, i morën nga hedhurinat ne një ndërtese në Park Avenue ne Manhattan, ndërsa me 1998 arrije qe nga Marine Middle Bank ne Ëall Street t’i akordojnë 12 milion dollarë kredi për zhvillimin e biznesit. Pas luftës ne Kosove, Harry me Rrustemin investojnë 40 milion dollarë. Çfarë ndryshimesh të mëdha shënon jeta, nga një fillim i vështirë deri te mrekullitë. Këtë, me mire se askush, ta bën të mundshëm Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat