Ikonomi çon në Kanada librin biografik për Fan Nolin

Amerika

Ikonomi çon në Kanada librin biografik për Fan Nolin

Nga: Beqir Sina Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:58
Autori e përshkruan Fan Nolin si një nga shqiptaret më të ditur

Studiuesi Ilir Ikonomi paraqiti të dilën në Toronto për lexuesin shqiptar në Kanada, librin e tij biografik “Apostulli”, kushtuar klerikut, shkrimtarit dhe politikanit Theofan Stilian Noli, i cili ka qaenë një personalitet i shquar i Shqipërisë dhe i komunitetit shqiptaro – amerikan nga fillimi i shekullit të kaluar.

Gazetari i njohur i Radio Tiranës(seksioni i gjuhës kinezçe) dhe për tre dekada i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, i cili ka shkruar deri tani një gamë të gjerë librash historikë për disa nga figurat më të rëndësishme shqiptare, pas Nju Jorkut, Bostonit e Detroitit çoi edhe në Toronto biografinë kushtuar Fan Nolit, njofton bashkësia shqiptare në Kanada në faqen e saj të Facebook-ut.

Autori i cili e përshkruan Fan Nolin si një nga shqiptaret më të ditur dhe më interesant që ka ekzistuar ndonjëherë, thotë se shqiptarët e Kanadasë ishin të interesuar simbas pyetjeve të tyre që të dinin për Fan Nolin e vërtetë, të pa lustruar dhe të pa ideologjizuar. 

Ikonomi thotë se bashkëbisedimi me lexuesin e këtij komuniteti i ka lënë përshtypje të pashlyera ngase ai e vlersonë atë komunitet si mjaft intelektual: 

" Rrëfimi i së vërtetës është pasioni im. Mendoj se retushimet dhe shtrembërimet vetëm sa i bëjnë qesharake figurat historike. Ne duhet të mësohemi me këtë, kemi nevojë të heqim dorë nga hipokrizia." 

Ai thotë se disa nga pyetjet kishin të bënin me vëllimin e dytë të biografisë së Nolit për të cilin autori tregojë se po punon, prandaj u përpoq t'u jap përgjigje me aq sa ishte e mundur. 

Ky është njoftimi i tij i plotë në paraqitjen e librit me shqiptarët e Kanadasë: 

Të shtunën mbrëma e sollëm "Apostullin" në Toronto. Shfaqëm dokumentarin "Ëndrra e Fan Nolit", pastaj diskutuam gjatë për librin. 

Mu bënë shumë pyetje, të lehta e të vështira. Njerëzit donin të dinin për Fan Nolin e vërtetë, të pa lustruar dhe të pa ideologjizuar. 

Rrëfimi i së vërtetës është pasioni im. Mendoj se retushimet dhe shtrembërimet vetëm sa i bëjnë qesharake figurat historike. Ne duhet të mësohemi me këtë, kemi nevojë të heqim dorë nga hipokrizia.  

Disa nga pyetjet kishin të bënin me vëllimin e dytë të biografisë së Nolit për të cilin po punoj, prandaj u përpoqa t'u jap përgjigje me aq sa ishte e mundur. 

U mblodhëm në një nga ato sallat klasike, tip katedrale në qendër të Torontos, ku e vjetra qëndron hijshëm krahas modernes. Ndjeva përnjëherësh se atmosfera i shkonte si jo më mirë "Apostullit". 

Faleminderit shoqatës shqiptare të Kanadasë ACDA - Albanian Canadian Development Alternative që punoi me përkushtim për aktivitetin dhe Albanian Canadian Civic League që ndihmoi për organizimin e përsosur. Faleminderit albanianyouth e Torontos. Ju të gjithë meritoni respekt. E them sinqerisht. 

Ishte kënaqësi të njihesha me dy shqiptarë të mirë të diasporës, Rudin Dakli dhe Nador Bakalli. Ata janë dy specialistë të nderuar, sejcili në profesionin e vet, që gjejnë kohë për t'u marrë me kauza fisnike për komunitetin. Ata rrezatojnë kulturë. 

Kureshtja për figurat historike mbetet e gjallë dhe shqiptarët e Torontos janë një dëshmi e mirë se njerëzit nuk kanë hequr dorë nga leximi.

Sot kthehem në Uashington me përshtypje të pashlyeshme. Do vij përsëri, Toronto!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat