Olimpiada Ndërkombëtare e Neo-Shkencës është një ngjarje prestigjioze globale kushtuar arritjeve dhe avancimit të përsosmërisë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit.
Në finale e madhe “Olimpiadën Neo Science” të mbajtur në New Jersey nga data 7 deri në datën 12 morën pjesë 15 shtete dhe 185 garues, mes tyre ishte edhe ekipi nga Kosova, nga Infiniti Training Center nga Prishtina, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar shumicën e vendeve të para.
Garuesit nga Kosova ishin medalistët e medaljeve të arta të argjenda dhe të bronxata.
Ekipi nga Kosova, u kthye dje në Prishtinë duke marrë me vete 10 mdealje, 6 të arta dhe disa të argjenda
Qendra Infinit e cila ishte pjesë e kësaj olimpiade ndërkombëtare Olimpiaden STEM përfaqesojë Kosovën në Finalen e madhe të kësaj olimpiade, duke qenë një nder shtetet që fituan më së shumti medalje dhe çmime të para në këtë Olimpiadë
Ekipi nga Kosova u dallua në kategoritë e shkencës, matematikës dhe kodimin duke arritur të renditen në tre vendet e para në nivel botëror në 'Best Of the Bests Category' duke u dekoruar me medaljet përkatëse.
Në ditën e çlirimit të Kosovës, drejtuesit e ekipit nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, u pritën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, nga Ambasador Blerim Reka - Shef i Misionit dhe diplomatët e saj në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Në statusin e tij në facebook, Ambasadori Reka, shkroi se nxënësit e Kosovës, fituan dje 6 medalje të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në: matematikë, shkencë dhe robotikë, në garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology ; “Fëmijët e lindur në liri, na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”.
Ndërsa Merita Aliçkaj Lezi , një organizatore e shkëlqyer, një menagjere e pa shoqe, mbi të gjitha njëbeshtetëse e jashtëzakonshmë e fëmijeve në këto gara, tha se kjo arritje e jashtëzakonshme është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të nxënsëve tanë të mrekullueshëm ; “Si menaxhere e këtij programi, jam jashtëzakonisht krenare për gjithë ekipin tonë! Faleminderit të gjithëve që na mbështetën dhe na inkurajuan gjatë këtij rrugëtimi. Ky është vetëm fillimi!"
Në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, pas olimpiadës ne biseduam me managjeren Merita Aliçkaj Lezi .
E cila tha se e vijmë nga Kosova përkatësisht nga Prishtina. Ndërsa, unë jam managjere e trajnimit të fëmijëve për shkollat e ulta dhe të mesme në Infinit Training Center dhe organizojmë kurse të ndryshme për këtë kategori nxënësish. “Kemi marr pjesë në disa olimpiada ndërkombëtare, me të drejtën e përfaqësimit të shtetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar. Kjo është olimpiada e katërt që ne marrim pjesë, dhe ekipi i nxënsëve nga Kosova në Neo Science Olympiad ishte me i përgatitur se kurrë, nxënësit nga Kosova shkëlqyen në të gjitha kategoritë. Më duhet të cekë me këtë rast se vitin e kaluar kemi marë pjesë në olimpidën e Parisit, për gjuhën angleze dhe atë fushave të ndryshme STEM, duke treguar edhe atje si në SHBA, rezultatet shumë të mira me fëmijët e Kosovës.
Ajo spjegojë se gara ndërkombëtare në matematikë, shkencë dhe robotikë, “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology, është një olimpiad ndërkombëtare, ku marrin pjesë shumë shtete të ndryshme nga e gjithë bota ; “Këtë vit kan marre pjesë mbi 15 shtete dhe 185 garues nga kategori të ndryshme. Kosova është renditur në shumicën e kategorive në tri vendet e para, duke marr edhe medaljet respektive - të arta, të argjenda dhe të bronxta.”
Ndërsa, duke folur se si erdhën deri këtu, Merita Aliçkaj Lezi , tha se “Fillimisht është një përzgjedhje e fëmijëve nga Kosova, që kishin për të marre pjesë, pas përzgjedhjes së tyre ne kemi arritur ti trajnojmë ata fëmijë që morën pjesë më një trajnim të veçantë të aftësuar për t’u përfaqëuar me dinjitet në finalet. Ishin tetë fëmijë që e përfaqësuan Kosovën, me shumë dinjitet dhe na bënë krenar këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ne kemi garuar në ato kategori që jan të parapara në këtë olimpiade, të cilat ishin koding, matematikë, shkencë dhe robotikë, dhe në se flasim për rezultatin e arritur kemi nja shtrirje në të gjitha kategoritë nga vendi i parë deri te i treti.
Nga ku kemi këto rezultate :
Në kategorinë “Best of the Best” kemi këtë renditje:
Gerti Kida klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-Kodim(Medalje e artë)
Vesa Xhymshiti - klasa e 6 vendi i parë në Matematikë ( Medalje e artë)
Jeton Sylejmani klasa e 5-Vendi i dytë në Matematikë dhe Shkencë( Medalje e artë)
Harun Hondozi klasa 4- Vendi i parë në Shkencë dhe vendi i dytë në Matematikë(Medalje e artë)
Lum Rrahmani -Klasa e klasa e 4 vendi i parë AI Challenge vendi i dytë Shkencë dhe vendi i tretë në Matematikë( Medalje e artë)
Molos Gashi klasa e 3- Vendi i parë në Matematikë dhe vendi i tretë në Shkencë.(Medalje e artë)
Me medalje u shpërblyen këta nxënës:
Lum Paçarada klasa e shtatë- medalje e artë në Shkencë
Lorik Begunca klasa e pestë - medalje e artë në Matematikë
Gjin Rrahmani klasa e tetë -medalje e artë në Shkencë
Blin Berisha klasa e tetë- medalje e artë në Shkencë
Managjerja e këtij ekipi Merita Aliçkaj Lezi tha po ashtu se dëshironte që edhe në emër të garuesve dhe familjarve të tyre, të falenderojmë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasador Blerim Reka, dhe stafin diplomatik par mikëpritjen e tyre, si dhe konsullin z.Fatmir Zajmi I cili së bashku me konsullën na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në ceremonin e ndarjes së çmimeve per nxënësit e Kosovës, të cilët fituan dje 6 medalje të arta dhe shumë të argjendtë dhe bronztë, në: matematikë, shkencë dhe robotikë, në garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.
Olimpiada Ndërkombëtare e Neo-Shkencës është një ngjarje prestigjioze globale kushtuar arritjeve dhe avancimit të përsosmërisë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit.Olimpiada synon të përgatisë studentët për karrierën dhe përpjekjet e ardhshme ku njohuritë shkencore dhe matematikore janë thelbësore. Kjo qasje përputhet me idenë se arsimi duhet t'i pajisë studentët me aftësi dhe njohuri që janë të rëndësishme për aspiratat e tyre të ardhshme.
Olimpiadës Neo Science duket se i jep përparësi një qasjeje të integruar dhe praktike për mësimin e shkencës dhe matematikës, me fokus në përgatitjen e studentëve për aplikime dhe sfida të botës reale. Kjo qasje mund të nxisë një kuptim më të thellë të këtyre lëndëve dhe t'i pajisë studentët me aftësi të vlefshme për udhëtimet e tyre akademike dhe profesionale.