Festa e Kurban Bajramit në komunitetin shqiptar në Nju Jork

Amerika

Festa e Kurban Bajramit në komunitetin shqiptar në Nju Jork

 Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 16 qershor 2024 Në ora: 19:49
Foto nga vendi i ngjarjes

BROKLYN NY : Kurban Bajrami (arabisht Eid ul-Adha) është një festë myslimane që sillet rreth konceptit të sakrificës, dhe njihet si Festa e Sakrificës.

Kurban Bajrami, ka mbledhur bashkë bashkatdhetarët tanë të besimit islam në mëngjesin e së dielës, gjatë ceremonisë së faljes për këtë festë të rëndësishme të besimit islam, e cila është  e dyta nga dy festat kryesore islame krahas me Fitër Bajramin.

Festimi  qendror i  Kurban Bajramit, u mbajt në xhaminë më të vjetër të shqiptarve të Amerikës, “Xhamin Islamike Shqiptaro - Amerikane” në Bruklin (Albermarle Rd), ku qindra besmitarë, kanë falur Kurban Bjaramin.. Njehërit, Namazin e Fitër-Bajramit, Vazin-ligjerimin kryesor gjatë festës, faljen dhe hytben u kryen nga hoxha i kësaj xhamie Imam Buran Kukaj.

Në faljen e Kurban Bajramit, Imam Kukaj. ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë duke u shprehur se është një festë që na kujton se sa i lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Zotit, “ Është, festë që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu" tha ai.

Mëtej Imam Kukaj tha se : Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes. Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.

Aktivisti i hershëm i komunitetit Ramadan Gashi, një nga anëtarët më të vjetër të xhamisë së shqiptarve në Brooklyn, që ka falur çdo Bajram në këtë xhami, tha se : “Kjo festë e shenjtë e sakrificës dhe përkushtimit sjelltë vetëm paqe, lumturi dhe begati në çdo familje shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, trojet shqiptare dhe diasporë”, tha ai.

Besimtarët në ditën e Bajramit, pas faljes në Xhami, shkëmbejnë vizita në familjet e tyre, kurse disa shkojnë për të vizituar varrezat duke vendosur tufa e buqeta me lule mebi varret e tyre të gjithë atyre që sot në këtë ditë shenjët nuk janë më midis tyre, por kanë lënë të paharruar kujtimin , respektin e dashurinë e përjetëshme, në zemrat e çdo besimtari.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj. Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Për më shumë se 3 milionë myslimanë në SHBA(Census 2020), Kurban Bajrami, është një nga datat më të rëndësishme në kalendarin islam. 

Presidenti amerikan tradicionalisht lëshon një urim zyrtar për Bajramin, dhe gjithashtu ai në disa raste shihet të vizitojnë një xhami ose të mbajjë një ngjarje festive në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar këtë festë të rendësishme islame.

Megjithëse, Bajrami në SHBA, nuk është festë publike, bizneset, institucionet dhe shkollat ​​mund të japin pushim vetëm për besmitarët musliman, njësojë sikur  është një festë publike në SHBA.

Në Amerikë, po ashtu thuhet se ka një numër të madh të besimtarve shqiptar të fesë islame.  

Qendra Islamike Shqiptaro Amerikane në Brooklyn, New York, është xhamia e parë e imigtantve shqiptar në Amerikë. Ajo është ndërtuar në vitin 1972. Xhamia e shqiptarve është pa minare mbasi zona ku është ndërtuar ajo 53 vjet më parë, i përket ndërtimit të shtëpive që nuk lejon objekte ndërtimi më shumë se dy kate në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat