“Papas i Vatrës së arbëreshëve”- mik i përjetshëm i shqiptarve të Amerikës

Amerika

“Papas i Vatrës së arbëreshëve”- mik i përjetshëm i shqiptarve të Amerikës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 qershor 2024 Në ora: 19:08
“Papas i Vatrës së arbëreshëve”- mik i përjetshëm i shqiptarve të Amerikës

Në moshën 90-vjeç ka vdekur Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili me jetën e veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar.

Belushi, prift, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindi në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës në Itali.

I quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, Belushi ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik, veprimtar e humanist.

Papas Antonio Belushi është edhe "Papas i Vatrës, së arbëreshëve"- mik i përjetshëm i shqiptarve të Amerikës

Antonio Belushi ishte adresa e pashmangshme e mikpritjes e pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali, dhe sidomos për më shumë 70 vjet ishte "dera e hapur" në Kalabri e shqiptarve të Amerikës. 

Të cilët, me dekada e vizituan atë në Frashineto (Frashërin) e Arbëreshëve, por edhe e pritën atë dhe vëllain e tij me atë mikëpritjen, bujarinë, dashurin dhe mallin arbëror në Amerikë.

Biblioteka  e tij personale atje është model për ruajtjen e librave dhe revistave nga e gjithë bota shqiptare, librat dhe fotoalbumet me shqiptarët e Amerikës, janë pjesa më e madhe e asaj bibloteke me mbi 1000 exeplar.

Bruno Selimaj, i cili është një histori suksesi në Amerikë, pjesëtar i emigrantëve të vjetër shqiptar, pjesës së atyre, shqiptarëve që u larguan nga vendi, për t’i shërbyer atdheut të tyre, nga mërgimi në rrëzimin e sundimit sllavo-komunist, është njëri prej atyre shqiptarve të Amerikë, që ka pasur lidhje të forta me “Atin shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” Papas Antonio Belushi.

Bruno thotë se e ka marrë me hidhërim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të tij At Antonio Belushi. 

Ai shkruan në mesazh/ngushëllimin e tij : At Antonio Belushi ishte një figurë shumë e rëndësishme për shqiptarët, duke ruajtur dhe promovuar kulturën Arbëreshe mbarë botës. Ai ishte një udhëheqës shpirtëror dhe mbështetës i fortë i komunitetit Shqipëtar anembanë. Ai edukoi dhe bashkoi shqiptarët, duke mbajtur gjallë identitetin e tyre.

Ishte një mik i vërtetë që nga viti 1991. Mungesa e tij, bisedat për popullin tonë, për Arbëreshët, këngën Arbëreshe “E Lule lule, e lule lule mace mace,” të cilën çdo herë që jemi takuar na e këndonte, do të mbesin në kujtimet dhe zemrën time përherë.

Pusho i qetë At Antonio Belushi. Të qoft i lehtë dheu!

Bruno Selimaj, sjell sot një letër origjinale të shkruar nga At Antonio Belushi për Presidentin Rugova, lëtër kjo që At Antonio Belushi ja ka lënë si "amanet" Brunos,  që së bashku me kopjen origjinale në gjuhën Arbëreshe në librin biografik të Bruno Selimajt

Kjo është letra e plotë e transiktruar duke ruajtur origjinalitetin:

Deshiroj ahe po punoj qe, sa me pare, ta shohe me nje shtepi te bukur te bukes, sig thone shaiptaret ne Kosove.

Me nderime dhe gezime !

Ibrahim Rugova!

President i Republikes së Kosovës, New York, 5 ahjetor 1996.

Sot me 5 ahjetor fillon dashuria jone, ketu ne restorantin "Bruno" në New York per komunitetin shqiptar, i cili na lidh do dite me te gjithe vellezerit e diaspores.

Eshte e katërta here qe jam ketu ne mes villezërve shqiptarë. Këtë here më ftoj Shyqeri Selimaj per festën e Flamurit, e edhe per nje perkrahje te madhe per revitën " Lidhja", per të cilën me 2. 12. 1996, u strua një darke me nje pjesemarrje prej 75 vetash.

Shpreh ketu falenderimet e mia me te perzemerta per Shyqiri Selimajn, i cili ndihmon njerëzit më kombëtare, që vërtet punojne per kombin dhe per te ardhmën tone kombetare dhe njerezore, duke bashkuar fugite dhe mirekuptimin mes nesh.

Populli shiptar, toka kosovare, arbereshët,arberort dhe diaspora ka dashurinë, ndersa veprimet tona janë kulturore.

Papas Father Bellushi, famullitar ne Kozence dhe editor i revists " Lidhja" New York, 2 ahjetor 1996.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat