Aktivisti i njohur, Sabit Bytyqi, pjestarë i diasporës së vjetër në SHBA, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Atë Antonio Belushit.
Ai thotë se Belushi, mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri bashkë me presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën: ""Flamurin e Dardanisë së dhuruar prej Rugovës, Belushi, e mbante në kishën treqind-vjeçare Arbëreshe Shen Maria e Butë, ku është dhe bibloteka Belushi."
Sabit (Gianni) Bytyqi, thuhet se ka qendruar më së afërmi me Papàs Antonio Bellusci , nga vëllezërit Bytyqi, që e kishin mikun e shtëpisë së tyre, dhe së fundi e ka vizituar në Frascinet, shtatorin e kaluar, (2023)për ditëlindjen e tij të 89-të.
Ku Gianni i premtoi se do të këthehet në Shtator të 2024 për festimin e ditëlindjes jubilare të 90-të vjetorit të mikut të shtrejtë, të familjes Bytyqi, po kjo fatkeqësisht mbeti e pa realizuar.
Tutje, Bytyqi thotë se vitin e kaluar kur e vizituam në Frashineto ai vetë na kërkoi të fotografoheshim bashkë me gruan time me flamurin e dhuruar prej Rugoves," ishte në shtator 2023 dhe e kishte ditelindjen e 89’, I premtova se do shkoja edhe këtë shtator që mbushte 90’ por “nuk na priti”!
Ndërsa, vet Gianni i prekur thëllë nga kjo humbje u shpreh : O Arbëresh i madh! Prehu i qet Atë Antonio Belushi, që gjithë jetën ja kushtove ruajtjes së gjuhës e traditave të Arbrit dhe punove pa u lodhur për çështjen e Kombit.
Prehu i qet At Antonio Belushi!O Arbëresh i madh!