I është dhënë lamtumira e fundit Atë Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare

Amerika

I është dhënë lamtumira e fundit Atë Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 qershor 2024 Në ora: 07:36
Atë Antonio Belushi

Nga Frascineto një qytet dhe komunë në provincën e Kozencës në rajonin e Kalabrisë në Italinë jugore, e cila është dhe shtëpia e një pakice arbëreshe, mbasi shumica e tyre jetojnë në Piana degli Albanese (Hora Arbëresh) në Palermo, varrezat e Kalabrisë i është dhënë lamtumira e fundit Atë Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare

Ashtu si njoftuan sot gjatë gjithë ditës mediat në rrjtetet sociale mbi arkivolin e Belushit drejt banesës së fundit, u vendosën sipër flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës. Përcjellja për në banesën e fundit të arkivolit i cili barte trupin e Atë Antonio Belushit, u bë me daljen nga kisha treqind-vjeçare Arbëreshe Shen Maria e Butë, nën ritin e këngëve fetare Arbëreshe.

Dalja për në banesën e fundit, u bë nga kisha ku Belushi ka shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Në ndërkohë, që ai nga viti 1962, ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi.

Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë pritës i pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali, kishte vizituar më së shumti shqiptarët e Amerikës, ai ishte një mik I madh i disa veprimtarve patriot shqiptar në SHBA, të cilët e përjetuan me dhimbje të thellë vdekjen e tij.

Veprimtari Demë Balidemaj, njeri prej miqve të tij duke sjellur në kujtime edhe një fotografi nga albumi i shumë takimeve me Arbëreshin e madh si e quan ai, shpreh ngushëllimet :

Në këtë moment të vështir të ndarjes nga jeta të “Atit shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”; Le të kujtojmë dhe të nderojmë jetën e tij të dashur, të Arbëreshit të madh që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjet e zemrat tona. Dhe, le të ndajmë dhimbjen bashkë me Arbëreshët e Italisë për “Atin shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, le të kujtojmë se jeta e tij e çmuar dhe gjithmonë e përkushtuar ndaj shqiptarve në Shqipëri, Kosovë e kudo janë, do të mbetet në mendet e zemrat tona.”

Prehu i qet Atë Antonio Belushi,

O Arbresh i madh ,që gjithë jetën ja kushtove ruajtjes së gjuhës e traditave të Arbrit dhe punove pa u lodhur për çështjen e Kombit, shkruan Dem Balidemaj

Ndërsa në faqen e tij personale në rrjetin social Facebook, veprimtari i njohur Harry Bajraktari, përcolli një mesazh ngushëllimi shoqëruar me disa fotografi në takimet e tij me Atë Antonio Belushin në Nju Jork.

Ku Bajraktari thotë se na iku At Antonio Belluschi, një njeri i jashtëzakonshëm, një dijetar e botues i palodhur, një udhëheqës shpirtëror i Arbëreshëve të Italisë.

“Kam pasur nderin ta kem mik e bashkëpunëtor. Ishte një patriot i vendosur e punëtor i madh. Ruaj kujtime të paharrueshme me At Antonio Belluschin, i cili gjatë vizitave në SHBA ka marrë pjesë me shqiptarët në protesta e aktivitete për Kosovën e ka ngritur zërin e tij për çështjen e shqiptarëve.”

I gjithë kombi shqiptar ka humbur një njeri të shquar e të mrekullueshëm.

Pushoftë në paqe shpirti i Tij! Harry Bajraktari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat