Gezim Palaj si i pari shqiptar në uniformat e policisë së Nju Jork-ut

Amerika

Gezim Palaj si i pari shqiptar në uniformat e policisë së Nju Jork-ut

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 qershor 2024 Në ora: 18:24
Gezim Palaj

Tre zona policie(Precinct) në Staten Island, ose si i quajnë në Shqipëri, Komisiarite policie, kanë marrë oficerë të rinj komandues në një ndryshim të udhëheqjes së NYPD, që u jep atyre pozicione të reja në radhët e unifromave blu të policisë njujorkeze , oficer ketą të cilët janë të njohur në komunitetet e tyre ku shërbejnë.

Zëvendësinspektori I NYPD Eric Waldhelm, ish-oficeri i komandimit të Precinct 121, ka marrë frenat e komandimit në Komisiariatin 120. Ai është zëvendësuar në Komisiariatin 121 nga kapitenia Glorisel Lee, dikur komandantie e Precinct 123. Komisiariati (Precinct) #123 tani komandohet nga oficedri i policisë NYPD, me gradën Kapiten Gzim Palaj, i cili është dhe pjestar i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane.

Gzim Palaj është komandanti i ri i Zonës 123, due i pari shqiptar në NYPD që ngarkohet me detyrën e komandimit të Komisariatit të Policisë në Nju Jork.

Kapitene Glorisel Lee (majtas si dhe shifet në foto) ia transferon komandën e Komisiariatit 123 Kapiten Gzim Palaj ndërsa ajo vet thuhet se e merr komandën e Komisiariatit 121, për emrimet e reja nga NYPD në Staten Island NY.

Sipas shtypit lokal Palaj, i cili u ngjit në gradën e kapitenit në korrik 2021, është oficeri komandues i sapoemëruar i zonës 123 me qendër në Tottenville.

Palaj, i cili iu bashkua “The Finest” në vitin 2008, ka shërbyer në funksione të ndryshme ndër vite në ishullin njujorkez Staten Island. Së fundmi, ai ishte komandant i Grupit 5 të Reagimit Strategjik në Staten Island.

Ai shërbeu gjithashtu si i dyti në komandë si oficer ekzekutiv i zonave 121 dhe 122, dhe në zonën 120 përpara një periudhe me Grupin e Reagimit Strategjik 3 në Brooklyn. Ai mori një çmim për detyrë të shkëlqyer policore në korrik 2009, sipas të dhënave publike.

Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj, i cili pesë vjet më parë është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin, postoi i pari në statusin e tij në X die instagram, lajmin e marrje së komandimit të Komisariatit 123(Precinct Commanding Officer 123 Pct.) , duke ia uruar Captain Gezim Palaj, detyrën e re si i pari shqiptar në uniforma e policisë së Nju Jork-ut, që merr frenat e komandimit të një komisariati policie.

Ai shkroi se shpresoja se mund të më bashkoheni që të përgëzoja kapitenin Gezim Palaj, komandantin e parë të Komisariatit 123 në Staten Island NY, zonës që është e populluar me shqiptare-amerikane.

Captain Gezim Palaj, “Urime për promovimin tuaj si oficer komandues! Ju uroj fat më të mirë ndërsa merrni këtë rol të ri dhe vazhdoni të udhëheqni me përsosmëri. Përkushtimi dhe puna juaj e palodhur ju kanë dhënë këtë mundësi të merituar dhe nuk dyshoj se do të shkëlqeni në pozicionin tuaj të ri. Fat i mirë e mbushur me sukses dhe përmbushje, qoftë dhe e ardhmja juaj !" shkruan imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat