Shkolla “Mëso Shqip” e gjuhës shqipe në Staten Island e cila u ofron fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, vallet tradicionale dhe kulturën shqiptare ka perfundu edhe një vitë të sukësesëshem. Shkolla ka pasur një ndikim të rëndësishëm në komunitet, duke nxitur ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe lidhjes mes familjeve shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare ku shumica e studentve janë nga Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini e të financuar nga tri shoqatat nga kto treva.
Koordinatorja nga Shoqata Kraja zonja Florina Lekperi shprehet tej e kënaqur me arritjet në ketë vit shkollor duke shprehur mirënjohje të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur që kanë dhën gjatë gjithë këtij viti shkollor. Puna dhe angazhimi I tyre kanë bërë vërtet që ky vit të jetë i sukësesëshem vlerson Florina duke falenderuar edhe ekipin e saj të ngushtë Tina Lula nga Shoqata Ulqini dhe Luljeta Cahani e Ajete Cuca nga Shoqata Ana e Malit.
Mirnjohje të thellë edhe për Arlinda Suka e Merita Gjokaj mesuese të gjuhës shqipe, koerografin Sebastian Tinaj, Ilia Ademin mësues muzike si dhe Nadire Demirin, Ganimete Perashin dhe Anesa Nutin si ndihmës koordinatore nga Shoqata Kraja.
Optimizmi për të ardhmen e shkollës është i dukshëm, pasi ajo vazhdon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë tonë kulturore për brezat që do të vijnë duke dëshmuar edhe një herë vendosmerinë e komunitetit tonë per të ruajtur gjuhën shqipe.