Amerikë, gëzuar 4 Korrikun Ditën e Pavarësisë

Amerika

Amerikë, gëzuar 4 Korrikun Ditën e Pavarësisë

Nga: Hafiz Shala Më: 4 korrik 2024 Në ora: 10:29
Autori Hafiz Shala

Të gjithë shtetaseve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda dhe jashtë atdheut, gëzuar 4 Korrikun Ditën e Pavarësisë

Me 4 Korrik 1776 në Kongresin e II-të Kontinental në Philadelphia, u vendos që kjo datë të shpallët zyrtarisht Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tradicionalisht, familjet amerikane e festojnë përmes koncerteve të ndryshme, piknikëve, paradave, ribashkimeve familjare dhe shkrepja e fishekzjarrëve të njohura të stilit amerikan, duke festuar disa ditë me radhe, prandaj, Dita e Pavarësisë është festë Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shikuar historikisht, Amerika e ka shpallë pavarësinë nga Britania e Madhe.

Para se Amerika të jetë shtet në vete, ka qenë e komponuar nga 13 Koloni të themeluara Britishët: Neë Hampshir, Massachutts, Connecticut, Rohod Island, Delaëare, Neë York, Neë Jersey, Pennsylvania, Maryland, Virginia, North Carolina dhe South Carolina.

Kjo ndodhi kur Britania e kaloj ligjin përmes të cilit u jepej me tepër kontroll Kolonive.

Prandaj ketë vite Amerika e feston 248 vjetorin e Pavarësisë, të cilës populli shqiptar kudo që jeton, e konsideron edhe si fetë të vetën sepse, Amerika është miku i ynë i vërtetë gjatë gjithë periudhave historike deri në ditët e sotme me gjithë oscilimet e herë pas hershme ndikuar nga rrethanat gjeopolitike, duke e patur parasysh edhe rreziqet nga shtetet agresore duke i shprehur aspiratat e tyre kolonialiste përmes udhëheqësve diktatorialë-monarkë.

Amerikë, edhe njëherë, gëzuar 4 Korrikun Ditën e Pavarësisë.

Hafiz Shala

New York

3 Qershor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat