Ish-presidenti Donald Trump thotë se “ndjeu plumbin duke i çarë lëkurën” gjatë një përpjekjeje për atentat në një miting fushate në Butler, Pennsylvania.
“U qëllova me një plumb që përshkoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë,” tha 78-vjeçari, kandidati i pritshëm republikan për president, të shtunën në mbrëmje në deklaratën e tij të parë që pas dërgimit të tij në një spital në zonën e Pittsburgh-ut.
“E kuptova menjëherë që diçka ishte gabim, pasi dëgjova një zhurmë të fortë dhe të shtënat, dhe menjëherë ndjeva plumbin duke më çarë lëkurën. Kishte shumë gjakderdhje, kështu që e kuptova çfarë po ndodhte.”
Trump dha deklaratën në faqen e tij Truth Social mes raporteve të ndryshme fillestare, përfshirë edhe ato që sugjeronin se mund të ishte goditur nga qelqi dhe jo nga një plumb.