Zgjedhjet Presidenciale 2024: Kamala Harris zgjedh kandidatin për zv.president Tim Walz

Amerika

Zgjedhjet Presidenciale 2024: Kamala Harris zgjedh kandidatin për zv.president Tim Walz

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 gusht 2024 Në ora: 19:18
Kamala Harris dheTim Walz

Pse? u mbyll kaq shpejt procesi i kandidaturave nga partia Demokrate, për në Shtëpine e Bardhë, a është Partia Demokrate me "Çështje në rrezik” në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Guvernatori Minesotës, Tim Walz, zyrtarisht është përzgjedhur kandidat në garën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti, njoftoi nga Philadelfia(Pennsyllvenia) kandidatja për presidente Kamala Harris.

Simbas, analizave dhe komenteve të para, pas kësaj përzgjedhje, thuhet se Guvernatori Minesotës, Tim Walz, është përzgjedhur kandidat në garën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, mbasi ai, tërhoqi vëmendjen e demokratëve për stilin e tij dhe aftësinë për t’iu përgjigjur Donald Trump, pa u dukur shumë agresiv, dhe se guvernatori i Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident është nga pjesa qendrore e Amerikës, pra në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë, njoftojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve me dijeni për këtë çështje.

Mes atyre që udhëtuan për në Uashington, DC, para kesaj përzgjedhje për të takuar zonjën Harris, të hënën në atë që u quajt intervistim për kandidatët për nënpreisdent ishin Guvernatori Josh Shapiro, Senatori Mark Kelly dhe Guvernatori Tim Walz, që tashmë është i përzgjedhur i Kamala Harris.

I gjithë ky zhvillim për herë të parë ne histornë e partisë demokrate u bë ngaqë Harris, u bë zyrtarisht kandidatja presidenciale demokrate të premten në një votim online të delegatëve të partisë demokrate, dhe tre ish kandidatët të konsideruar nga ajo si më të  mundshëm për t’iu bashkuar asaj në biletën demokrate, për z/president për zgjedhjet e nëntorit, u përzgjodhën sepse nga gara u “skualifikuan" dy grat Warren, dhe Gretchen Whitmer, ngaqë, ato nuk mundet të jenë në Shtëpinë e Bardhë, duke pasë dy gra Presidente dhe NënPresidente, si dhe guvernatori i Kalifornisë Gevin Newson, i cili u skualifikua ngase statusi i tij rezidentcial nuk e lejon që Presidenti dhe N/Presidenti, të jenë nga i të njejtit shtetet.

Mirëpo, ende mbetet e paqartë nga demokratët, sepse ? kandidatët e tjerë të mundshëm, nga ata që u përfolën më së shumëti edhe si kandidatë potencial për të zvendeësuar Bidenin dhe mëpastaj për kandidaturat e mundshme për zevendespresident nga demokratët, përfshirë Guvernatorin e Kentakit, Andy Beshear ose Sekretarin e Transportit, Pete Buttigieg, Guvernatorin e Karolinës së Veriut, Roy Cooper, nuk “pranuan" të takoheshin me zonjën Harris, ose te paktën nuk u ftuan mbasi ata nuk morën pjesë në takimin intervistues.

Pse? u mbyll kaq shpejt procesi i kandidaturave nga partia Demokrate, për në Shtëpine e Bardhë

Demokratët, me “kohën e humbur”  deri tani me vonesën e tërheqjes së Bidenit, arritën deri në atë pikë saqë atyre më së fundit u duhej " zgjedhur një kandidat që mund të ndihmojë sadopak ose të "lëndojë" shumë më pak demokratët”, në një garë nga më të veshtirat e partisë demokrate të paktën në pesë dekadat e fundit.

Demokratët  pas tërheqjes së tij të “imponuar”, të Bidenit, nga përzgjedhja, nuk patën asnjerin prej tyre që iu nënshtruar verifikimit në nivel presidencial brenda partisë Demokrate, madje edhe vet kandidatja për presidente e SHBA, Kamala Harris, nuk e pati një gjë të till në këtë proces që është i gjatë në të dyja partitë në SHBA. Madje, dhe Kamala Harris, nuk është se ka krijuar ndonjë diçka në atë që quhet “Profli kombëtar politik”, për kater vjet si NënPresidente e SHBA. 

Megjithatë Harris, për vet demokratët duket se është e kualifikuara,  në mënyrën unike për të hyrë në garë për në Shtëpinë e Bradhë nga demokratët; sepse në fund të fundit, e gjithë arsyeja që kan tani demokratët në prag të Konventës Kombëtare Demokrate( 19/23 gusht) është se ata kan një kandidate që ka qenë për katër vjet, nënkryetare në radhë të parë, dhe, që është më e pranueshme te demokratët që mund të marri detyrën kaq shpejt.

Demokratët u përshpejtuan ngase tani ata duan t'i drejtohen zgjedhjeve të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur, me një kandidate si Kamala Harris, që të shmangin më shumë kaos dhe pasiguri deri në votimet e 5 nëntorit te Partia Demokrate, me “ticketen” që kan zgjedhur Harris / Walz.

Megjithatë, duhet pritur për të parë edhe ajo se çfarë mundet të dalë gjatë Konventës Kombëtare të Demokratve, në Çikago me 19 gusht.

Gjithësesi demokratët me 5 nëntor, dihet se kanë edhe dy sfida të tjera të rendësishme, ngase ata mundet që ta humbasin Senatin( me ikjen e Kamala Harris nga vota +1), por edhe Kongresin që nuk e kanë deri tani.

Çfarë ndodhi kështu, në Partinë Demokrate.......!!!

Askush nuk di ti përgjigjet sot asaj se si u "rrotulluan" gjërat kaq shpejt te demokratët, duke filluar nga 27 qershori, debati i parë presidencial, dhe 14 korriku i atentatit ndaj Tumpit?! Askush nuk e di se si u "arritë" të bindet Biden për t'u tërhequr nga gara, megjithse ai dha atë “premtimin” e fortë amerikanëve, se : “Vetëm unë jam i kualifikuar të drejtoj botën - Vetëm nëse do të zbriste Zoti dhe të më thoshte dil nga gara…e lëshojë garën." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat